By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Pasi u ngritën fillimisht, qeveria ngriu çmimet, ky është manipulim i ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Pasi u ngritën fillimisht, qeveria ngriu çmimet, ky është manipulim i ri
Maqedoni

LSDM: Pasi u ngritën fillimisht, qeveria ngriu çmimet, ky është manipulim i ri

admin
Last updated: 20/02/2025 11:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shkurt – Nga LSDM thonë se vendimi i fundit i Qeverisë për të kufizuar margjinat është vonuar, i pjesshëm dhe ka mangësi thelbësore për shkak të të cilave qytetarët nuk do të ndjejnë efekte.

„Ngrirja e çmimeve me nivelin e çmimeve nga 1 shkurti nuk është zgjidhje për shtrenjtësinë, sepse të dhënat nga Instituti Shtetëror i Statistikave tregojnë se tashmë në janar ka pasur rritje të çmimeve. Kjo do të thotë se Qeveria i ngriu çmimet pasi ato ishin rritur, që përbën një manipulim të ri.

Qeveria duhej të kthehej disa muaj mbrapa dhe si pikë reference të merrte ato çmime, dhe jo këto çmime të rritura.

Për më tepër, në vend që të kufizohej margjina vetëm për 102 grupe produkte, duhej të përfshiheshin të gjitha 238 grupet e produkteve.

Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE, përveç se është e paaftë të përballet me sfidat ekonomike, po tregohet si shërbëtore e interesave të mëdha të biznesit, në vend që të luftojë për mirëqenien e qytetarëve.

LSDM ka zgjidhje konkrete ligjore për stabilizimin e çmimeve dhe uljen e faturave për energjinë elektrike, të cilat tashmë janë dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë për procedurë urgjente dhe qeveria duhet t’i pranojë:

– Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike në 5% do të sjellë ulje të faturave për 13% menjëherë dhe kursim prej 400 denarë në muaj për qytetarët!
– Shfuqizimi i TVSH-së për ushqimin do të çojë në uljen e çmimeve për mbi 250 kategori dhe qytetarët do të kursejnë deri në 2.000 denarë në muaj.

Aplikimi i plotë i masave të LSDM dhe Ligji për praktikat tregtare të pandershme do të sjellin ulje të çmimeve për 30%.

Qytetarët meritojnë mbështetje, dhe këto masa të LSDM janë mënyra e duhur për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe uljen e faturave për energjinë elektrike“, thonë nga LSDM.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çerdhet në Likovë, Haraçinë dhe Çair, Limani: Nuk e di pse nuk hapen, ka dy muaj që i kam nënshkruar pëlqimet
Next Article Ushtarët e KFOR-it marshojnë në kampin Bondsteel

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?