By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Qytetarët janë në kolaps financiar, qeveria e Mickoskit e paaftë për tu përballur me sfidat ekonomike!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Qytetarët janë në kolaps financiar, qeveria e Mickoskit e paaftë për tu përballur me sfidat ekonomike!
Maqedoni

LSDM: Qytetarët janë në kolaps financiar, qeveria e Mickoskit e paaftë për tu përballur me sfidat ekonomike!

admin
Last updated: 15/02/2025 10:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – “Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se çmimet janë rritur për 5.2%. Krahasuar me janarin e vitit 2024, kostoja e jetesës është rritur për 4,9%”, thonë nga opozitarja LSDM.

“Këto të dhëna tregojnë paaftësinë e qeverisë së Mickoskit për t’u përballur me sfidat ekonomike. Në vetëm tetë muaj qytetarët janë sjellë në kolaps financiar. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë ushqimore po rriten jashtë kontrollit, faturat e energjisë elektrike po rriten, ngrohja është më e shtrenjtë dhe pagat po ngecin. Familjet luftojnë çdo ditë me kostot në rritje, ndërsa qeveria mbetet pa një strategji dhe një plan konkret se si të stabilizohet ekonomia. Paaftësia e Mickoskit po e shtyn vendin në krizë ekonomike. Jo vetëm që masat e shportës pësuan një debakli të plotë, por qeveria njoftoi një masë për ngrirjen e marzheve që ende nuk është miratuar sepse qeveria punon në interes të elitës dhe jo për qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

LSDM thonë se duhet masa urgjente për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve, ndaj ata kanë propozuar miratimin e masave ekonomike.

“Andaj edhe një herë apelojmë që të miratohet pakoja prej 7 masash që i propozojmë, të cilat menjëherë mund të sjellin lehtësim për qytetarët, uljen e çmimeve dhe rritjen e standardeve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drejtori i REK Manastir dyshohet për përzgjedhje të kundërligjshme të prokurimit publik, Prokuroria inicoi procedura për disa persona
Next Article Osmani: Publiku defokusohet, të rikthehet fokusi tek ndryshimet kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?