By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM thotë se VMRO-DPMNE ka porositur anketa të rreme, reagon partia e Mickovskit: Kërkoni falje, ose do ju padisim për shpifje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM thotë se VMRO-DPMNE ka porositur anketa të rreme, reagon partia e Mickovskit: Kërkoni falje, ose do ju padisim për shpifje
Maqedoni

LSDM thotë se VMRO-DPMNE ka porositur anketa të rreme, reagon partia e Mickovskit: Kërkoni falje, ose do ju padisim për shpifje

admin
Last updated: 03/04/2024 12:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill– Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot ka publikuar dokumente me të cilat, siç thonë nga partia, konfirmohet se “anketat e rreme të publikuara në Televizionin kombëtar RTM janë të porositura nga shtabi i VMRO-DPMNE-së”. Nga VMRO-DPMNE thonë se dokumentet janë të rreme dhe kërkojnë falje, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë padi për shpifje.

“Bëhet fjalë për realizim të gjithë skemës, plan operativ të përgatitur nga shtabi Zgjedhor Republikan më 5 dhjetor 2023 për plasimin e anketave të rreme për rejtingun e partive dhe politikanëve, ndërsa të publikuara në RTM, por edhe për aktivitete të tjera si plasimi i lajmeve të rreme. Dokumentet me nënshkrime konfirmojnë se plani operativ i VMRO-DPMNE-së e përmban atë që edhe realisht ndodh”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Plani, sipas partisë, parasheh krijimin e një emisioni dy herë në javë me analizimin e anketave nga IPIS e Vladimir Bozhinovskit, siç tashmë janë emetuar në RTM, ndërsa ishte definuar edhe përbërja e mysafirëve në emision, të jenë analistë edhe atë tre opozitarë dhe një nga pushteti.

“DPMNE-ja është përgjegjëse edhe për përhapjen e lajmeve të rreme dhe gjithashtu krijojnë lajme të rreme përmes ‘strofkave’ të publikuara nga portalet opozitare. Ky është një skandal i madh që tregon se anketat e rreme janë joreale dhe i shërbejnë manipulimit të qytetarëve dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Por edhe konfirmon se në DPMNE nuk ka asnjë ndryshim. Propaganda, keqpërdorimi i mediave, përhapja e lajmeve të rreme dhe lajmet e rreme të porositura janë të njëjtat metoda të Nikolla Gruevskit që po i zbaton tani Hristijan Mickoski”, thonë nga LSDM dhe kërkojnë përgjegjësi për, siç thonë ata, skandalin me anketat.

Nga VMRO-DPMNE, menjëherë reaguan për akuzat e LSDM-së dhe thonë se dokumentet e LSDM-së janë plotësisht të shpikura. Nga partia paralajmërojnë se do të ketë padi për shpifje.

“Ne i mohojmë ashpër dhe në mënyrë eksplicite informacionet e publikuara fillimisht në një media, e më pas të njëjtat gënjeshtra të plotësuara nga LSD. Nuk ka asnjë dokument të përgatitur nga Shtabi Zgjedhor Republikan i VMRO-DPMNE-së për keqpërdorimin e procesit zgjedhor siç thuhet në emisionin e Furkan Saliut dhe më pas të ritreguara nga LSD. Nënshkrimet në dokument janë tërësisht të shpikura dhe nuk përputhen me ato reale”, thuhet në reagimin nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së, edhe pse, siç theksojnë, për LSDN-në është normale ta gabojnë mbiemrin e liderit të tyre Kovaçevski, sipas gjitha gjasave e arsyeshme dhe e logjikshme është që VMRO-DPMNE t’i njohë njerëzit dhe nënshkrimet e partisë së saj, diçka që nuk është rast edhe në dokumentin e theksuar dhe të shpikur.

“Besojmë se burimi i informacioneve të tilla është nga kuzhina e LSD-së, e cila dëshpërimisht i drejtohet dezinformimit, falsifikimit të dokumenteve përballë humbjes së afërt. Në atë kohë bënin fletushka bullgare, tani shpikin dokumente. Për paratë e dhëna për Asaf Iseinin, ata mund të kishin qenë të paktën pak më kreativë në shpikjet. Po kalon koha kur Kovaçevski mund të ulet në qeveri dhe të vendosë se kush çfarë do të bëjë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj akuzave të LSDM-së për anketat e Televizionit Kombëtar.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që LSDM të kërkojë falje për, siç theksojnë gënjeshtrat e tilla, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë se do të ketë padi për shpifje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN

Deputetja Mimoza Musa nuk i’u bashkangjit delegacionit të Taravarit në Tiranë?

Dega e ASH-së Çair i thotë “jo” Taravarit dhe bashkëpunimit me BDI-në!

LSDM: Qeveria duhet të tregojë trasparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar

Maturantët defilojnë në Strugë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Osmani – Piç: Anëtarësimi i vendit në NATO ka shtuar sigurinë e krahut jugor të Aleancës
Next Article Tërmet 4.7 ballë shkund Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?