By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mandati i Xhaçkës, Bardhi letër ndërkombëtarëve: Injorimi i Kushtetueses, puç shtetëror
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mandati i Xhaçkës, Bardhi letër ndërkombëtarëve: Injorimi i Kushtetueses, puç shtetëror
Shqipëri

Mandati i Xhaçkës, Bardhi letër ndërkombëtarëve: Injorimi i Kushtetueses, puç shtetëror

admin
Last updated: 16/04/2024 08:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka informuar zyrtarët e Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian dhe gjithë trupin diplomatik në Tiranës për vendimin e Kuvendit kundër dërgimit të çështjes së mandatit të deputetes socialiste në Gjykatën Kushtetuese.

“Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor”. Kështu e nis informimin për ndërkombëtarët Gazment Bardhi lidhur me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Sipas Bardhit, situata është në kufirin e një puçi shteti: “Ky refuzim për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm cenon të drejtat e pakicës parlamentare të garantuara nga neni 70 pika 4 e Kushtetutës, por cenon edhe parimet bazë të shtetit ligjor, autoritetin dhe besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese dhe nenin 132 të Kushtetutës, që sanksionon se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim”.

Për kreun e deputetëve të PD, vendimi i socialistëve është mbrojtje politike ndaj Olta Xhaçkës dhe pengim i Reformës në Drejtësi. Duke e konsideruar votimin në Kuvend si dhunimin më flagrant të Kushtetutës, ka një thirrje për ndërkombëtarët: “Si nxitës të Reformës në Drejtësi dhe si garant të çuarjes përpara të zbatimit të kësaj Reforme pa devijime të papërshtatshme, duke besuar se nuk mbështesni standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”, shpreh bindjen time se ky veprim i paprecedent nuk do të përkrahet nga ana juaj, qoftë edhe përmes kalimit të kësaj situate në heshtje”.

Demokratët ndërkohë po punojnë dhe për ridërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. 

You Might Also Like

Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës

Dështon për herë të tretë mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës

Protesta e PD! Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre edhe një deputet

Vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi konflikti për beach bar-in

Ndërtimi i Bypassit të Elbasanit, hapen tenderat 60 mln euro! Afati deri më 10 qershor, punimet nisin nga Bradasheshi e lidhen me rrugën e re të Korridorit 8

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sandviç me djathë dhe dredhëza: Kombinim i cili do t’ju magjeps!
Next Article Man Utd rivalizon tre gjigantët italianë për Conten

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?