By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mandati i Xhaçkës/ Spiropali vendosi mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin, Grupi PD: Shkelët Kushtetutën, mblidhni sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mandati i Xhaçkës/ Spiropali vendosi mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin, Grupi PD: Shkelët Kushtetutën, mblidhni sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit
Shqipëri

Mandati i Xhaçkës/ Spiropali vendosi mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin, Grupi PD: Shkelët Kushtetutën, mblidhni sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit

admin
Last updated: 09/08/2024 14:31
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kthyer sot zyrtarisht përgjigje letrës së Kryetares së Kuvendit për mos mbledhjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetutes për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në letrën e firmosur nga Kryetari i Grupit Gazment Bardhi, nënvizohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e deputetëve, si një prej subjekteve kushtetuese që përmendet shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.

“Rezulton se ju keni thirrur në fakt një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, duke urdhëruar “mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit të Legjislacionit”, por në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, së pari, e keni caktuar mbledhjen e organeve të Kuvendit përtej afatit “3 ditor” që përcakton qartësisht Rregullorja; dhe së dyti, nuk keni caktuar mbledhje të seancës plenare.” – thuhet në përgjigjen zyrtare të grupit parlamentar të PD.

Grupi Parlamentar i PD e konsideron mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në këtë rast si krejtësisht të panevojshme, duke sjell në vëmendje se vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 55/2024 ka konsideruar se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet.

“Si rregull, mbledhja e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm, pra në një seancë plenare të jashtëzakonshme, paraprihet edhe nga mbledhja e organeve të tjera të Kuvendit, pra të komisioneve apo këshillave parlamentar. Për këtë arsye, pika 2 e nenit 42 të Rregullores së Kuvendit, ka vendosur dy detyrime për Kryetarin e Kuvendit, për thirrjen e një sesioni të jashtëzakonshëm (1) Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës; (2) Caktimi i një rendi të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare brenda këtij afati.” – sqarohet në përgjigje.

Grupi Parlamentar i PD e konsideron jo vetëm padije juridike, por një shkelje të rëndë të Kushtetutës, qëndrimin e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.  “Qëndrimi juaj se një dispozitë e Rregullores së Kuvendit (konkretisht neni 87 i Rregullores), bën të pamundur zbatimin e një dispozite të Kushtetutës (konkretisht nenit 74, pika 3 të Kushtetutës) apo edhe dispozitat e tjera të Rregullores së Kuvendit (konkretisht nenit 42, pika i Rregullores), cenon rëndë parimet e shtetit ligjor, parimin e hierarkisë së akteve normative dhe parimin e supremacisë së Kushtetutës, sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”. Pra, nëse do të kishte kontraditë mes dispozitave të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, prevalojnë dispozitat e Kushtetutës dhe ato duhet të zbatohen drejtpërsëdrejti. Në harmoni me nenin 74 të Kushtetutës dhe nenet 42 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit, ju kishit detyrimin kushtetues që të caktonit një rend dite për mbledhjen Këshillit të Legjislacionit dhe të seancës plenare, brenda afatit të posaçëm të caktuar nga rregullorja e Kuvendit “jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës” – thotë në përgjigje kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Duke ripërsëritur qëndrimin se sjellja e Kryetares së Kuvendit është antikushtetuese, në përfundim Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar që Kryeparlamentarja Spiropali të zbatojë Kushtetutën dhe të përmbush me korrektësi detyrimet që burojnë nga dispozitat kushtetutese dhe të Rregullores së Kuvendit, duke thirrur sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit ligjor të përcaktuar.

Kujutojmë se kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali vendosi një ditë më parë të mbledhë Këshillin për Legjislacionin, pas kërkesës së PD për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme.

Në një njoftim për mediat, sqarohet se mbledhja jashtë sesionit parlamentar do të zhvillohet më 27 gusht në orën 11:00 dhe do të diskutohet lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të “joshë” diasporën të kthehet, këshilla për Shqipërinë për t’i shpëtuar “kurthit” të të ardhurave të mesme
Next Article Korsi të dedikuara për autobusët/ Veliaj: Projekti nis nga njësia bashkiake numër 7

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?