By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonci: Për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata emergjente për ushqimin e ushtarëve, duhet zgjidhje afatgjate që garanton vetëqëndrueshmëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonci: Për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata emergjente për ushqimin e ushtarëve, duhet zgjidhje afatgjate që garanton vetëqëndrueshmëri
Maqedoni

Maqedonci: Për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata emergjente për ushqimin e ushtarëve, duhet zgjidhje afatgjate që garanton vetëqëndrueshmëri

admin
Last updated: 08/10/2024 11:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një raportim para Komisionit për Siguri ka folur për zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të arriturat, gjersa ka sqaruar edhe lidhur me çështjen e shërbimit të ushqimit për pjesëtarët e FSK-së.

Maqedonci para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se në këtë periudhë janë në një situatë pak më të vështirë, por sipas tij, arsyet pse kanë ardhur deri këtu janë për shkak se nga viti 2015 deri në 2024-në për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata ekstra emergjente për çështje e ushqimit që kanë garantuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore ushqimin.

“Aktualisht jemi në koordinim dhe në punë e sipër për të zgjidhur çështjen e shërbimit të ushqimit. Kontrata aktuale është subjekt i trajtimit nga mekanizmat e kontrollit të brendshëm në Ministrinë së Mbrojtjes dhe posa të përfundojë do të keni informacion shtesë.
Ndërkaq, fokusi jonë është që të ndërtojmë një koncept të ri që garanton vetqëndrueshmëri me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës, koncept që do të aplikohet në vazhdimësi”, tha Maqedonci, raporton Telegrafi.com.

Ai tutje shtoi se janë në një situatë pak më të vështirë në këtë periudhë për shkak të stagnimit në çështjen e kontratës dhe tranzicionit te shërbimi i ushqimit me kapacitete vetanake, duke shfrytëzuar  furnizimin përmes autoritetit qendror të prokurimit.

“Arsyet pse kanë ardhur deri këtu janë kryesisht për shkak të tejzgjatjes edhe në aspektin e viteve të problemit të furnizimit të qëndrueshëm me ushqim të Forcës së Sigurisë.

Nga viti 2015 deri në vitin 2024 për 10 herë radhazi janë nënshkruar kontrata ekstra emergjente për çështje e ushqimit që kanë garantuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore ushqimin e pjesëtarëve të FSK-së. Kjo ka bërë që të vlerësojmë që ne duhet të shikojmë dhe të analizojmë këtë çështje dhe të vijmë në përfundim se duhet të mendojmë një zgjidhje afatgjatë për çështjen e ushqimit…”, tha ai.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pamela Anderson: Kam luftuar me depresionin për disa dekada
Next Article Kate Winslet fiton çmimin “Golden Icon” në Festivalin e Filmit në Cyrih

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?