By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia e Veriut dhe SHBA i vazhdojnë bisedimet për tregëti, viza, mbrojtje, teknologji e energji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia e Veriut dhe SHBA i vazhdojnë bisedimet për tregëti, viza, mbrojtje, teknologji e energji
Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe SHBA i vazhdojnë bisedimet për tregëti, viza, mbrojtje, teknologji e energji

admin
Last updated: 06/04/2026 13:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 prill, argument.mk/ – Qeveritë e të dy vendeve nesër në Washington do të vazhdojnë “dialogun strategjik” midis tyre, pas më pak se dy muaj pasi që të palët arriten pajtim për kornizën e marrëveshjes tregtare midis të dy vendeve.
Ministri i Jashtëm Timço Mucunski e udhëheq delegacionin nga Shkupi në të cilin janë edhe ministrat e punëve të brendshme, mbrojtjes, transformimit dixhital dhe energjisë, e i cili do të takohet me Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane.

Sipas përbërjes së delegacionit të qeverisë së vendit, në rend dite pritet që të jenë çështja e vizave, çështje bashkëpunimi ushtarak, teknologjia dixhitake dhe sektori i energjisë.
Në muajin Shkurt qeveritë e të dy vendeve ranë dakord për një kornizë për një marrëveshje tregtare.

Sipas kornizës, Maqedonia e Veriut do të eliminojë tarifat doganore për të gjitha mallrat industriale dhe bujqësore të SHBA-së të eksportuara në Maqedoninë e Veriut, ndërsa SHBA-të do të mbajnë një tarifë prej 15% për produktet e Maqedonisé sé Veriut.

E kjo kornizë për tregëti pritet që të jetë pjesë e bisedimeve përsëri për një marrëveshje përfundimtare, e cila do të mund të përfshijë edhe heqjen e mundshme të tarifave për produkte të caktuara të Maqedonisë së Veriut të eksportuara në SHBA.

Në vitin 2024, SHBA-të kishin një deficit tregtar mallrash prej 112.8 dollarësh amerikanë me Maqedoninë e Veriut, duke eksportuar 60.6 milionë dhe duke importuar 173.5 milionë.
Në njëmbëdhjetë muaj të vitit 2025 (janar-nëntor) deficiti u rrit në 203.7 milionë, sipas të dhënave tregtare të SHBA-së.

Takimi nesërm bëhet edhe në kohën kur tash Maqedonia e Veriut është duke ndërtuar tubacionin e gazit për t’u lidhur me Greqinë për të importuar gazin e lengshëm (ang.LNG) Amerikan nga terminali grek Aleksandropolos, për të prodhuar energji elektrike në termocentralin e cili duhet ende të ndërtohet në rrethin e Manastirit, por edhe ndonjë tjetër të paralajmëruar javë më parë nga kryeministri Hristijan Mickoski.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Irani: Nuk do ta rihapim Hormuzin në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm
Next Article Kurti për presidentin: Jam optimist se me takime arrihet marrëveshja, është sfidë gjigante që një parti t’i ketë 81 deputetë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?