By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

V.E.
Last updated: 26/06/2026 22:59
By V.E. 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 26 qershor Zhurnal.mk – Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria kryeson procesin, merr një shtysë të re.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit të unionit po përshpejtohet dhe brenda mandatit të saj, që përfundon në vitin 2029, do të ketë anëtarë të rinj.

Sipas diplomates evropiane, dinamika e zgjerimit ka ndryshuar ndjeshëm dhe vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për vendet kandidate, ku pararojë janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Mund të them se Mali i Zi do të jetë anëtari i ardhshëm gjatë mandatit tim. Dhe nëse Islanda i rikthehet procesit të anëtarësimit dhe qytetarët e mbështesin këtë në një referendum në muajin gusht, do të jem gjithashtu e lumtur. Shqipëria tani ka nisur të mbyllë kapitujt e negociatave. Pra, lëvizja në procesin e zgjerimit është tani më e madhe se në 15 vitet e fundit”.

Komisionerja Marta Kos i bëri deklaratat në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, të mbajtur në Gdansk të Polonisë.

Sipas Kos, dinamika e zgjerimit të Bashkimit Evropian tani është më e lartë dhe, sipas saj, komuniteti evropian do ta përshpejtojë këtë proces. Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

You Might Also Like

Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë

Tajani: Të mbrojmë kufijtë tanë së bashku dhe të forcojmë Frontex-in

Gazeta gjermane: Në takim me Vuçiqin, Zelensky sakrifikoi Kosovën

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga qershori

Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Merz i shqetësuar: Po humbim 300 deri në 500 vende pune çdo ditë
Next Article Pakti i Uashingtonit, SHBA, Izraeli dhe Libani nënshkruajnë një marrëveshje kornizë për paqe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?