By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marzhë e kufizuar për pothuajse të gjitha produktet nëse tregtarët i rrisin sërish çmimet, paralajmëron Durmishi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Marzhë e kufizuar për pothuajse të gjitha produktet nëse tregtarët i rrisin sërish çmimet, paralajmëron Durmishi
Maqedoni

Marzhë e kufizuar për pothuajse të gjitha produktet nëse tregtarët i rrisin sërish çmimet, paralajmëron Durmishi

admin
Last updated: 28/04/2025 16:22
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi paralajmëron kufizimin e marzhave për pothuajse të gjitha produktet ose rritjen e vlerave të kufirit të marzhave nëse pas përfundimit të masës qeveritare, që zgjat deri pasnesër, Inspektorati Shtetëror i Tregut konstaton sjellje devijuese sipas tregjeve dhe rritje enorme të çmimeve.

Durmishi sot në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve përsëriti se kufizimi i marzhave deri 10 për qind ka dhënë rezultate dhe ka ulur çmimet e ushqimeve dhe pijeve. Ai paralajmëroi se do të ketë masa më rigoroze nëse, siç tha ai, “tregtarët nuk sillen siç duhet”.

“Masa përfundon në fund të këtij muaji, të mërkurën, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se po jep rezultate, gjegjësisht në muajin mars kemi inflacion prej 2,7 për qind, ndërsa në krahasim me shkurtin kemi deflacion prej 1,3 për qind, në pjesën e ushqimeve dhe pijeve çmimet janë ulur. Të njëjtat informacione tregojnë se këtë muaj çmimet në sektorin e ushqimeve dhe pijeve kanë pësuar rënie, kështu që kjo masë po jep rezultate. Me Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT) do të jemi në terren, do të monitorojmë çmimet, nëse ka sjellje devijuese nga ana e tregjeve apo nëse ka rritje enorme të çmimeve, natyrisht do të vazhdojmë me masa të reja. Nëse tregtarët nuk sillen siç duhet ose përsëri i rrisin çmimet, do të ketë masa më të rrepta se sa kemi tani. Nëse, për shembull, tani janë të mbuluara 102 grupe të produkteve bazë ushqimore dhe jo ushqimore, do të thotë se do të mbulojmë edhe më shumë grupe – do të mbulojmë pothuajse gjithçka me vendimin që do të marrim, do të mbulojmë pothuajse të gjitha produktet që kanë rrjetet e marketeve, duke kufizuar marzhat në të gjitha ato produkte ose vlera e kufizimit të marzhit do të jetë më e madhe”, tha Durmishi.

Në propozimin e Ministrisë së Ekonomisë më 20 mars zbatohet marzha e kufizuar bruto fitimi për 102 grupe produktesh dhe për përcaktimin e çmimeve më të larta të tetë grupeve të produkteve ushqimore, ndërsa me ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit i cili ka hyrë në fuqi më datën 18 të këtij muaji, shitësit me pakicë janë të detyruar të publikojnë çdo ditë çmimet e produkteve në ueb faqen e tyre dhe t’i përditësojini ato çdo ditë deri në orën 10. Çmimet duhet të publikohen në ueb faqe dhe të jenë të disponueshme pa regjistrim ose hyrje shtesë në faqen e internetit.

Ende është duke u analizuar nëse shporta mesatare e konsumit e përgatitur nga resori që ai drejton do t’i referohet një familje tre anëtarësh apo katër anëtarësh. Siç sqaroi Durmishi, tema është duke u diskutuar, janë duke u analizuar të gjitha të dhënat, do të merren mendime nga të gjithë përfaqësuesit në grupin punues dhe do të arrihet një qëndrim i përbashkët.

“Kemi draft-versionin në të cilën po diskutohet, ndërsa në periudhën e ardhshme sa më shpejt që të jetë e mundur do të jetë në dispozicion për qytetarët, gazetarët dhe sindikatat. Kemi krijuar një shportë konsumi mesatar shumë të mirë me të dhëna nga institucionet përkatëse, do të mbulojë të gjithë qytetarët, do të specifikojë saktësisht se cilat produkte do të konsumohen në cilën periudhë kohore dhe do të specifikojë se nga janë marrë çmimet – do të merren nga shumë shitës me pakicë, jo vetëm dy apo tre si në shportën e sindikatës, do të merret parasysh edhe sa anëtarë të familjes do të mbulohen. Ne po punojmë në këtë drejtim, grupi i punës ka dy muaj që punon, mendoj se muajin tjetër do ta kemi dokumentin, do të shqyrtohet fillimisht nga anëtarët e tjerë të Qeverisë dhe kur të përcaktohet përfaqësimi i sindikatave, do të dorëzohet në KES, do të shqyrtohet, do të votohet dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve”, deklaroi tha Durmishi, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pjesëmarrës në ngjarjen me rastin e shënimit të Ditës botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fillkov: Ka kohë në dy javët në vijim të sillen ndryshimet në Kodin zgjedhor
Next Article Toshkovski drejtuar maturantëve: Pjesëmarrja e sigurt në komunikacion është shumë e rëndësishme dhe është një detyrim për të gjithë ne

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?