By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Masa ndaj drejtueses së SHISH, Xhafaj: Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Masa ndaj drejtueses së SHISH, Xhafaj: Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës
Shqipëri

Masa ndaj drejtueses së SHISH, Xhafaj: Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës

admin
Last updated: 22/09/2026 11:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 22 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj reagoi sot lidhur me masën e caktuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Në përgjigje të deputetëve të opozitës, Xhafaj theksoi se çdo institucion ka detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Xhafaj tha se institucionet ushtrojnë kompetencat e tyre në përputhje me ligjin.

“Ju folët për institucion, por në fakt çdo institucion ka detyrën e vet dhe përgjegjësinë e vet. Nëse institucionet e drejtësisë penale kanë funksionin e tyre kushtetues dhe ligjor ndjekjen penale, ne këtu nuk kemi këtë gjë. Ne këtu kemi detyrën tonë si ligjvënës. Institucionet arrestojnë, nuk arrestojnë individët. Institucionet bëjnë detyrën, institucioni përkatës ka bërë detyrën e tij konform ligjit”, tha ai.

Sipas Xhafajt, zhvillime të tilla janë tregues të funksionimit të institucioneve dhe të forcimit të shtetit të së drejtës.

“Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës, shenjë dhe tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve”, tha Xhafaj.

Xhafaj shtoi se situata të tilla janë të zakonshme në demokracitë e konsoliduara, duke iu referuar edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shembull.

“Ajo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale, në vendet demokratike, në vendet ku vepron shteti i së drejtës. Këtë ne e shohim në vendin kampion të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar, për një shtet të së drejtës”, tha ai.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO‑DPMNE: Masat japin rezultate, RMV me çmimet më të ulëta të derivateve në rajon
Next Article Raphinha i pandalshëm synon të thyejë rekordin e Ronaldinhos
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?