By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO‑DPMNE: Masat japin rezultate, RMV me çmimet më të ulëta të derivateve në rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO‑DPMNE: Masat japin rezultate, RMV me çmimet më të ulëta të derivateve në rajon
Maqedoni

VMRO‑DPMNE: Masat japin rezultate, RMV me çmimet më të ulëta të derivateve në rajon

admin
Last updated: 22/09/2026 11:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shtator, argument.mk/ – Masat që i ndërmerr Qeveria e udhëhequr nga VMRO‑DPMNE gjatë krizës energjetike japin rezultate, thonë nga VMRO‑DPMNE dhe shtojnë se Maqedonia mbetet me çmimet më të ulëta të derivateve nga vendet e rajonit.

“Për t’i qenë më e qartë opinionit, do t’i krahasojmë çmimet me pakicë të benzinës dhe dizelit tek ne dhe në fqinjësinë tonë. Në Maqedoni një litër benzinë 95 shitet për 99 denarë, ndërsa çmimi me të cilin shitet në Greqi është për 30% më i lartë dhe arrin 129 denarë, në Shqipëri me çmim prej 126 denarësh për 27%, më tej në Serbi për 108 denarë, pra për 9%. Pasojnë Kroacia ku çmimi me pakicë i benzinës është 107 denarë, e krahasuar me tek ne çmimi është për 8% më i lartë, pastaj Mali i Zi dhe Sllovenia me 106 denarë ose 7% më i lartë, ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë me çmim prej 104 denarësh është për 5% më shtrenjtë”, thonë nga VMRO‑DPMNE.

Në kumtesë janë krahasuar edhe çmimet e dizelit.

“Pason krahasimi i çmimeve të dizelit i cili në Maqedoni shitet për 104,5 denarë, ndërsa në Shqipëri çmimi me pakicë është madje për 40,5% më i lartë dhe arrin 147 denarë, pastaj Greqia me 126 denarë ose për 20%, më tej është Serbia me çmim me pakicë të dizelit për 18,5% më të lartë ose 124 denarë për litër. Në Slloveni dizeli shitet për 122 denarë për litër, që është për 17% më i lartë se tek ne, në Kroaci 119 denarë, pra për 14% më i lartë, pastaj Mali i Zi me 117 denarë, pra 12% më shtrenjtë dhe Bosnja e Hercegovina me çmim për litër dizel prej 116 denarësh që është për 11% më shtrenjtë se tek ne”, thuhet në kumtesë.

Nga VMRO‑DPMNE thonë se këto çmime janë dëshmi se masat e planifikuara mirë dhe të ndryshuara për uljen e çmimeve, siç është ulja e TVSH‑së dhe akcizave, japin rezultate dhe i mbajnë nën kontroll çmimet me pakicë.

You Might Also Like

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!

Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!

VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030

Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së

Vetëm një shqiptare në mesin e fituesve të “Unazës së Inxhinierit” në RMV

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mac Allister flet për të ardhmen e Scalonit, lamtumirën e Messit dhe situatën e Alvarezit
Next Article Masa ndaj drejtueses së SHISH, Xhafaj: Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?