By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Masakra e Tivarit, nga ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Masakra e Tivarit, nga ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar
Shqipëri

Masakra e Tivarit, nga ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar

admin
Last updated: 01/04/2025 09:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Data 1 prill ka hyrë në analet e historisë si data që përkujton Masakrën e Tivarit e ndodhur në 1-2 prill 1945.

Me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945, pothuajse në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët etnikë nga viset shqiptare në Jugosllavi i mobilizuan dhe i shpërngulën me dhunë në frontin e dytë, të ashtuquajturin “Fronti i Adriatikut”.

Ata u grumbulluan e më pas u shoqëruan nga oficerë shqiptarë në kazermën ushtarake të Prizrenit. Aty u çarmatosën së bashku me oficerët që i shoqëruan e iu dorëzuan Brigadës XXVII të divizionit të 45-të serb, e shquar për terrorin e ushtruar ndaj popullit shqiptar.

Shpërngulja u bë në dy etapa me tre grupe. Më 24 mars 1945 u nis grupi i parë me 3.700 vetë, i keqtrajtuar barbarisht nga brigada IX serbe gjatë rrugës me anije, e më pas gjetën vdekjen 65 vetë. Dy ditë më vonë u nis grupi i dytë me rreth 4.700 vetë. Në mesditën e 1 prillit ata mbërritën në qytetin e Tivarit, ku u masakruan masivisht. Më 27 mars 1945 u nis grupi i tretë me rreth 2.700 vetë, i cili mbërriti në Tivar më 2 prill, e nga ku më pas rreth 800 prej tyre u helmuan, shumica prej tyre gjeti vdekjen.

Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar u vranë e u masakruan rreth 2.947-3.447 shqiptarë, rreth 1.000 prej të cilëve gjatë rrugëtimit.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kallëzim penal për policin i cili zbuloi sekret zyrtar
Next Article 16-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Hasani: Shqipëria ka NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?