By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mash me urim për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Të krijojmë sistem edukativo – arsimor të shëndoshë dhe cilësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mash me urim për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Të krijojmë sistem edukativo – arsimor të shëndoshë dhe cilësor
Maqedoni

Mash me urim për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Të krijojmë sistem edukativo – arsimor të shëndoshë dhe cilësor

admin
Last updated: 24/01/2025 09:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 janar – Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë atyre për të cilët arsimi është pjesë e rëndësishme e jetës dhe u bën thirrje që të marrin pjesë në proceset e ndërtimit të sistemit edukativo-arsimor të shëndetshëm që plotëson kërkesat e kohës në të cilën jetojmë.

“Fëmijët tanë kanë të drejtën për arsim cilësor dhe ata meritojnë që ne të bëjmë shumë më tepër për t’u mundësuar që të zhvillohen si bashkëmoshatarët e tyre evropian. Arsimi është prioritet i kësaj Qeverie. Me buxhetin më të madh ndonjëherë, me gati 40 miliardë denarë, këtë vit do të investojmë në të gjitha segmentet – në shkolla të reja dhe rikonstrukcionin e atyre ekzistuese, në optimizimin e rrjetit të shkollave, në mësimdhënie në një turne dhe qëndrim të zgjatur të nxënësve në shkollë në përforcimin e asistencës arsimore dhe gjithëpërfshirjen e përshtatur për fëmijët, në standardet e nxënësve dhe studentëve dhe arsimin e lartë që ofron njohuri të nivelit të lartë, në forcimin e profesionit të mësimdhënësit dhe në rregulloren që do të jenë themeli i gjithë kësaj”, thuhet në kumtesën e MASH.

Përpjekjet tona bazohen në besimin se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveçse të udhëhiqet nga njerëz të arsimuar, me njohuri cilësore, pikëpamje të gjera dhe kapacitet demokratik, të përgatitur për një betejë mendimesh, të ndërtuara përmes sistemit arsimor si individë me vlera.

Ministria dhe Qeveria mund të bëjnë shumë, por për të hedhur hapin që na duhet drejt krijimit të arsimit cilësor, duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku, çdo ditë, për shkolla të sigurta, mbështetje për nxënësit, ndërtimin e kulturës së dialogut, zhvillimin e empatisë dhe duke theksuar vlerat morale. T’ju mundësojmë fëmijëve të rriten dhe të arsimohen në mjedise ku do të mund të ndajnë lirisht pikëpamjet e tyre. Nxënësit e sotëm janë e ardhmja e këtij vendi. Duke investuar në to, ne kontribuojmë në prosperitetin e tyre, por edhe në përparimin tonë të përbashkët.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Andonovski: Çdo dokument elektronik i përpunuar nga ndonjë organ shtetëror mund të përdoret në formë të shtypur
Next Article Kombëtarja e Belgjikës emëron trajnerin e ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?