By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MASH: Udhëheqësia e re vazhdon misionin e Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Programeve Evropiane për Arsim dhe Lëvizshmëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MASH: Udhëheqësia e re vazhdon misionin e Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Programeve Evropiane për Arsim dhe Lëvizshmëri
Maqedoni

MASH: Udhëheqësia e re vazhdon misionin e Agjencisë Kombëtare për Zbatimin e Programeve Evropiane për Arsim dhe Lëvizshmëri

admin
Last updated: 12/08/2025 16:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri ka udhëheqësi të re që do të vazhdojë zbatimin e „Erasmus“ dhe „Korpusit të Solidaritetit Evropian“ në Maqedoni, si dhe disa programeve dhe rrjeteve të tjera evropiane për arsim dhe lëvizshmëri. U.D e drejtoreshës së institucionit është emëruar Ana Mihajllov, e cila vjen nga radhët e të punësuarve dhe ka mbi 15 vjet përvojë në këtë fushë, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, në takimin e sotëm me Mihajllov i uroi sukses në realizimin e objektivave programore, duke theksuar se aktivitetet e Agjencisë Kombëtare janë pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e përpjekjeve të shtetit për integrimin e sistemit arsimor maqedonas në hapësirën arsimore evropiane”, qëndron në kumtesë.

Mihajllov, shtohet në kumtesë, shprehu bindjen se institucioni do të vazhdojë t’i respektojë me përpikëri parimet evropiane të punës gjatë zbatimit të programeve për arsim dhe lëvizshmëri, duke i afruar përfitimet nga këto programe sa më shumë nxënësve, mësimdhënësve, si dhe shoqatave civile dhe faktorëve të tjerë të sistemit arsimor.

“Si autoritet kombëtar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon ta ndjekë punën e Agjencisë dhe, përmes komunikimit të rregullt me institucionet dhe organet arsimore dhe shkencore në kuadër të Komisionit Evropian, garanton funksionim të duhur dhe optimal, si dhe përmirësim të vazhdueshëm të kapaciteteve të institucionit”, bëhet e ditur në kumtesën e MASH-it.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Masakra e Lubotenit kurrë nuk do të harrohet dhe nuk do të përsëritet!
Next Article MF: Publikim i hapur i pagesave në periudhën zgjedhore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?