By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit
Sport

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

admin
Last updated: 02/09/2024 19:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kylian Mbappe dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për Cristiano Ronaldon pasi shënoi golat e tij të parë për Real Madridin në La Liga.

Mbappe shënoi golat e tij të parë për Realin në kampionat që prej se e kompletoi transferimin si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini, teksa realizoi dy herë ndaj Real Betisit.

Francezi nuk kishte arritur ta tundë rrjetën në tri takimet e para, duke ngjallur shqetësime në mesin e tifozëve pas një debutimi zhgënjyes në La Liga.

Duke folur pas ndeshjes për rezultatin që arritën, ai u krahasua me Cristiano Ronaldon, i cili pati një aventurë legjendare me ‘Los Blancos’.

Sidoqoftë, 25-vjeçari i hodhi poshtë krahasimet me idhullin e tij duke thënë në të njëjtën kohë se nuk po ndjen presion.

“Nuk e ndjej presionin. Nuk mendoj për Cristianon, me gjithë respektin për të. Cristiano është idhulli im, po. Por jo, nuk dua ta ndjek askënd. Nuk e dua atë presion. Unë dua të jem Kylian. Unë e kam vetëm presionin se si të adaptohem me ekipin”, ka thënë Mbappe.

Tutje, ai foli për dy golat që shënoi ndaj Real Betisit, duke përshkruar ndjesinë që kishte në ato momente.

“Ishte një moment i mirë. Unë kam shpresuar që të shënojë në këtë stadium legjendar, të cilin e konsideroj më të mirin në botë. Ndihem mirë këtu. E kam thënë që prej ardhjes sime, jam i lumtur. Tifozët dhe të gjithë në ekip më kanë shfaqur shumë dashuri, edhe kur nuk kam shënuar”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Real Madridi i vendos çmimin Vinicius Juniorit, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e brazilianit

Reagimi i Yamalit gjatë fjalimit të Kane bëhet viral në rrjetet sociale

Man Utd merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Carrickut

Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha

Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Richard Gere me gruan dhe djalin vodhën gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia
Next Article Mongolia nuk i zbaton detyrimet ndërkombëtare – refuzon ta arrestojë Putinin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?