By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbarështuesit e deleve dhe dhive t’i përforcojnë masat për mbrojtje nga murtaja te ripërtypësit e vegjël
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Mbarështuesit e deleve dhe dhive t’i përforcojnë masat për mbrojtje nga murtaja te ripërtypësit e vegjël
EkonomiMaqedoni

Mbarështuesit e deleve dhe dhive t’i përforcojnë masat për mbrojtje nga murtaja te ripërtypësit e vegjël

admin
Last updated: 09/08/2024 17:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 gusht – Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) apelon që mbarështuesit e deleve dhe dhive t’i përforcojnë masat për mbrojtje nga murtaja te ripërtypësit e vegjël. Siç informon, e ndjek gjendjen me këtë sëmundje e cila është konfirmuar në rajon.

“Për të ruajtur statusin e një vendi të lirë nga sëmundja, për të eksportuar kafshë të gjalla, mish nga delet dhe dhitë dhe prodhimet e tyre në Bashkimin Evropian dhe mbrojtje nga futja e virusit të sëmundjes, në fuqi janë vendimet për ndalesën e importit dhe tranzitit të kafshëve të gjalla (dele dhe dhi shtëpiake dhe të egra), dhe produktet dhe nënproduktet me origjinë shtazore nga rajonet ku është konfirmuar sëmundja në Republikën e Rumanisë dhe në Republikën e Greqisë, të cilat AUV i solli në korrik të këtij viti menjëherë pas konfirmimit të sëmundjes në rajonet e treguara në këto vende. Si institucion përgjegjës për kujdesin shëndetësor të kafshëve, pas konfirmimit të sëmundjes në rajon, AUV ka njoftuar Odën Veterinare, shoqatat veterinare, mbarështuesit e kafshëve dhe veterinerët zyrtarë për detyrimet e tyre lidhur me zbatimin e aktiviteteve për zbulimin e hershëm të murtajës te ripërtypësit e vegjël”, citon AUV.

Theksohet edhe se është dërguar apel te mbarështuesit menjëherë të raportojnë te shoqatat veterinare dhe veterinarët zyrtarë nëse vërejnë paraqitje të simptomave të sëmundjes, madje edhe te një kafshë, me ç’rast asnjë nga kafshët nuk guxon të largohet nga ferma.

Sipas Agjencisë, shoqatat veterinare duhet ta rrisin nivelin e kujdesit dhe menjëherë të raportojnë te veterinari zyrtar nëse vërejnë disa nga simptomat e kësaj sëmundje ose ngordhje të kafshëve nga llojet e dhenve dhe dhive.

Njerëzit nuk janë të ndjeshëm ndaj virusit dhe nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre.

AUV zhvilloi një takim koordinues me ekspertë të fushës, ku u shqyrtua situata epidemiologjike në vend dhe në rajon. U bënë konkluzione për marrjen e masave të shtuara të sigurisë për të parandaluar futjen dhe përhapjen e sëmundjes në vend.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 62 vjet nga vdekja e Herman Hesse, shkrimtarit të shquar gjerman
Next Article Janevska: Byroja për Zhvillim të Arsimit nuk i miratoi librat për gjuhë të huaja për shkak të cilësisë së tyre të dobët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?