By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbetet e paqartë ngordhja e dhenve berberë në Kopshtin Zoologjik në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbetet e paqartë ngordhja e dhenve berberë në Kopshtin Zoologjik në Shkup
Maqedoni

Mbetet e paqartë ngordhja e dhenve berberë në Kopshtin Zoologjik në Shkup

admin
Last updated: 03/03/2025 15:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars – Arsyeja e ngordhjes së dhenve berberë në kopshtin zoologjik në Shkup ende nuk dihet, shkruan Alsat.

Kjo pasi ende nuk ka konfirmim zyrtar pas autopsisë së kryer, thotë biologu akustik, Jordanço Milloshevski, i punësuar në kopshtin zoologjik të Shkupit.

Ngordhja e kafshëve ndodhi pothuajse një muaj më parë.

“Ngjarja e fundit ishte ajo e ngordhjes së shtatë dhenve berberë, ishte shkaktuar nga me sa duket, nga helmimi nga ndonjë bimë, gjë që ende nuk është vërtetuar sepse rezultatet e autopsisë nuk janë marrë ende zyrtarisht, në mënyrë që të mund të japim një deklaratë të saktë se çfarë e shkaktoi ngordhjen e dhenve berberë”, tha Jordanço Milloshevski – Biolog akustik në Kopshtin Zoologjik, Shkup.

Sipas Milloshevskit, edhe përskaj një sërë ndodhish gjatë këtij viti, kopshti zoologjik i Shkupit, mbetet vend i sigurt për tu vizituar.

“Vizitat varën nga kushtet e motit, nëse dita është e mirë si kjo sot, atëherë vizitorët vijnë pa marrë parasysh ndodhitë që ndodhen, apo nëse ndonjë kafshë ka ngordhur apo ka lindur. Vitet e fundit kemi më shumë vizita nga qytetarët e Kosovës e sidomos gjatë fundjavës”, u shpreh Jordanço Milloshevski – Biolog akustik në Kopshtin Zoologjik, Shkup.

Gjatë një periudhe të shkurtër në kopshtin zoologjik të Shkupit ndodhën një sërë shkarkimesh dhe ngjarjesh. Në vitin 2022 u shkarkua drejtori i tretë më radhë, Kristijan Stamenov, pas skandalit me therjen e 10 kuajve të kopshtit zoologjik.

Më pas erdhi edhe vrasja e shpendëve për shkak të dyshimit se janë të sëmurë me gripin e shpendëve, pas së cilave kopshti mbeti i mbyllur për ca kohë ndërsa kishte reagime të shumta nga organizatat për të drejtat e kafshëve.

Ngjarja e fundit është ajo me dhentë berberë për të cilat ende nuk ka rezultat nga autopsia për të sqaruar shkaqet e ngordhjes. / Alsat.mk

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn
Next Article Kurti mirëpriti fituesit e çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?