By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 80 për qind e Kumanovës ka ujë që duhet të përdoret si teknik, deri në konfirmimin përfundimtar nga Qendra për Shëndet Publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbi 80 për qind e Kumanovës ka ujë që duhet të përdoret si teknik, deri në konfirmimin përfundimtar nga Qendra për Shëndet Publik
Maqedoni

Mbi 80 për qind e Kumanovës ka ujë që duhet të përdoret si teknik, deri në konfirmimin përfundimtar nga Qendra për Shëndet Publik

admin
Last updated: 23/05/2024 12:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 23 maj – Mbi 80 për qind e   Kumanovës kanë ujë në amvisëri, njoftuan sot kompetentët nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi”. Në periudhën e ardhshme pritet një stabilizim i plotë i furnizimit me ujë. Për momentin pa ujë janë pjesët e larta të qytetit, qytetarët nga “Narodna Revolucija”, nga “Franc Rozman”, “Bajram Shabani”, qytetarët nga pjesa afër varrezave të qytetit. Për qytetarët e zonës qendrore, sipas informacioneve, furnizimi me ujë është stabilizuar plotësisht.

“Mbi 80 për qind e qytetarëve pa problem marrin ujë nga sistemi ujësjellës. Gjatë orëve në vijim pritet stabilizim i plotë në të gjitha pjesët e qytetit. Ju rikujtojmë që uji të përdoret si teknik, deri në konfirmimin përfundimtar nga Qendra për Shëndet Publik, e cila duhet të bëjë tri analiza të njëpasnjëshme që do ta vërtetojnë cilësinë e ujit të pijshëm”, tha drejtori i NP “Ujësjellësi”, Oliver Stojamnovski.

Pas analizës së parë, rezultatet priten brenda 48 orëve, ndërsa nevojiten tri analiza të njëpasnjëshme.

 

Edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, informoi se furnizimi me ujë ngadalë po stabilizohet dhe problemi do të tejkalohet në orët e ardhshme.

“Kërkoj ndjesë në emrin tim dhe falënderoj të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e tyre për havarinë dhe ndërprerjen e procesit të furnizimit me ujë të qytetit për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Faleminderit ekipeve të NP “Ujësjellësi” që me shumë përkushtim dhe profesionalizëm e zgjidhën këtë problem me ujësjellësin e qytetit”, thotë Dimitrievski.

Gjatë ditës do të mbahet edhe një mbledhje e shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim.

Dje në mëngjes kompetentët informuan se uji është i turbullt nga reshjet e dendura të shiut në  rajonin e Likovës. Gjatë ditës së djeshme kumanovanët nuk kanë pasur ujë, përveç disa vendbanimeve që furnizohen me ujë nga “Mitev Most” dhe Bedinjë.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja Siljanovska Davkova në audiencë tek Papa Françesku
Next Article Promovim turistik i APPT-së në Berlin përmes rrjetëzimit të operatorëve turistikë të Maqedonisë dhe Gjermanisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?