Shkup, 2 nëntor – Rreth tre kilogramë është pesha mesatare e një çante që një nxënës i klasës së parë duhet ta bartë çdo ditë për në shkollë. Peshë kjo që është më shumë se sa lejohet për fëmijët e kësaj moshe, sepse pesha e lejuar në kurrizin e fëmijës duhet të jetë rreth 10% e peshës trupore. Andaj një nga problemet më të ndeshura shëndetësore tek fëmijët është skolioza, që paraqet deformim të shtyllës kurrizore.
“Cantën shumë të rëndë e kam, cdo ditë pas shkolle më dhemb shpina dhe zgjidhja më e mirë do të jetë që t’i lëmë në klasë cantat”, u shpreh femija.
“Çantat janë shumë të rënda, lëndët sipas orarit, librat shumë të trasha për moshën tonë janë”, theksio femija.
Pyet gazetarja: A ke dhimbje ndonjëherë në shpinë?
“Po kam në shpinë, në kurriz, ndonjëherë”, u shpreh femija.
Pyet gazetarja: Bukuroshe prit të shohim sa e ke cantën e rëndë?
Pyet gazetarja: Kjo qenka shumë e rëndë për ty, apo?
“Po”, theksio femija.
Pyet gazetarja: A ke shumë libra në të?
“Po”, u shpreh femija.
Pyet gazetarja: Kush të sjell në shkollë?
“Ndonjëherë mami, ndonjëherë babi”, theksio femija.
Pyet gazetarja: Ta mbajë ato cantën?
“Po”, u shpreh femija.
Pyet gazetarja: Ti bukuroshe e ke cantën shumë të rëndë?
“Po”, theksio femija.
Pyet gazetarja: Kush të ndihmon për ta mbajë cantën?
“Mami”, u shpreh femija.
Pyet gazetarja: Sa libra keni?
“Pesë”, theksio femija.
Pyet gazetarja: Cila klasë je?
“E para”, u shpreh femija.
Pyet gazetarja: Kush e mban cantën për ty?
“Babi”, theksio femija.
Pyet gazetarja: Kush e mban cantën për ty kur të sjell në shkollë?
“Mami”, u shpreh femija.
Pyet gazetarja: Sa libra ke aty?
“Pesë”, theksio femija.
Pyet gazetarja: Edhe fletoret, bëhet më e rëndë, apo?
“Po”, u shpreh femija.
Pyet gazetarja: Fletoret e detyrë klasës a i lini ndonjëherë në shkollë?
“Po”, theksio femija.
Pyet gazetarja: A është canta e rëndë për ty?
“Po”, u shpreh femija.
Pyet gazetarja: E ke vështirë për ta mbajtë në shpinë?
“Po”, theksio femija.
Pyet gazetarja: A të shkakton dhembje në shpinë?
“Po, mami ma masazhon qafën edhe shpinën”, u shpreh femija.
Pyet gazetarja: Fletoret e detyrë klasës a i lini në shkollë apo jo?
“I marim në shtëpi”, theksio femija.
Mbingarkesa e çantës së shkollës është një shqetësim edhe për vetë nxënësit dhe prindërit.
“Unë kam vajzën në klasë të dytë tash, për moshën e saj, canta është shumë e rëndë…. A duhet a s’duhet, a kanë vend ku t’i lënë cantat, e cka me bë nuk e di vec janë shumë të rënda… Me sa e di tash në cdo lëndë janë dy libra, është libri shkollor dhe fletorja e punës. Më herët ne nuk kemi pas fletore pune, po flas për gjeneratat e mia, ndoshta edhe ajo është faktor, por realisht cantat janë të rënda”, shprehet prindi.
“Me të vërtëtë shumë të rënda janë, sidomos gjeneratat e sotshme, aq shumë janë të ngarkuar me këto gjëra. Ne në kohën tonë i kemi pas 2 fletore, një matematik dhe një detyrë shtëpie. Tash nuk mbahen ato canta, shumë të rënda janë”, theksoi prindi.
Mësimdhënësit të vetëdijshëm dhe po aq të shqetwsuar mbi cështjen e mbingarkesës së cantave shkollore, sqarojnë se sipas planprogramit, shumica e lëndëve kanë nga më shumë libra.
“Jam vetë mësimdhënse dhe e kuptoj rolin e tyre. Materiali është i patjetërsueshëm të realizohet, prandaj nuk mund t’i fajësojmë ata e as t’i bindim se duhet ta shkurtojnë orarin ose dicka të tillë, se nuk është e mundur. Orari është ky që është. Librat janë të patjetërsueshme, ka edhe fletore pune të gjuhës shqipe, matematikës, e kanë shkencën, shoqërinë, edhe materialet tjera që duhet t’i bartin cdo ditë me vete”, u shpreh mësimdhënësja Jehona Iseni.
Deformimi i shtyllës kurrizore në formë S-je, është kthyer në një shqetësim në ditët e sotme, konfirmon fizioterepeutja Rita Sinani.
Rekomandohet për një kujdes të shtuar te fëmijët të prekur nga skolioza, kryesisht të qëndrojnë drejtë gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë apo teksa përdorin celularin si dhe të bëhet sa më shumë sport, kryesisht not.