By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbledhja e Qeverisë me atë të RMV-së, PDK: Tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbledhja e Qeverisë me atë të RMV-së, PDK: Tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë
Maqedoni

Mbledhja e Qeverisë me atë të RMV-së, PDK: Tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë

admin
Last updated: 18/11/2024 12:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se që nga vendosja e sanksioneve nga BE-ja, mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, është ngjarja më e madhe e Kosovës në rrafshin e  jashtëm, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se pavarësisht se kjo ngjarje është e mirëseardhur, vetë ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përpara, përveç një mbledhjeje me një shtet fqinj, tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë.

“Sot pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Që nga vendosja e sanksioneve, kjo është ngjarja më e madhe e Kosovës në rrafshin e jashtëm. Pavarësisht se kjo ngjarje është e mirëseardhur, vetë ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përpara, përveç një mbledhjeje me një shtet fqinj, tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë. A mund të bëhet më shumë? A mund të bëhet më mirë? Natyrisht që po. Nuk ka asnjë dyshim se MaMirë do të bëhet pas 9 shkurtit 2025”, ka shkruar tahiri në Facebook.

“Më 28 qershor 2023, Bashkimi Evropian e njoftoi Qeverinë e Kosovës për vendosjen e sanksioneve, ose, nëse do t’i quajmë pak më butë, “masave”. Që nga ajo periudhë, të vetmet mjete të BE-së që shpenzohen në Kosovë janë pagat për stafin e tyre, ndërsa angazhimet e tjera janë në “standby”. Pamundësia për të shfrytëzuar fondet e para-anëtarësimit të BE-së si masë, është shoqëruar paralelisht me një masë edhe më të rëndë: mospërfshirjen e Kosovës si aktor dhe faktor në zhvillimet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Tahiri.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tarran: OSBE mbështet mbulimin profesional dhe të paanshëm mediatik gjatë procesit zgjedhor
Next Article Hoxhaj: Përpjekjet për të minuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Planin e Ahtisaarit, kundër interesave të shqiptarëve dhe të partnerëve perëndimorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?