By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbledhja Konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Mbrojtjen e Natyrës dhe Luftën kundër Ndotjes dhe Ndryshimeve Klimatike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbledhja Konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Mbrojtjen e Natyrës dhe Luftën kundër Ndotjes dhe Ndryshimeve Klimatike
Maqedoni

Mbledhja Konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Mbrojtjen e Natyrës dhe Luftën kundër Ndotjes dhe Ndryshimeve Klimatike

admin
Last updated: 11/12/2024 18:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur mbledhja konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Mbrojtjen e Natyrës dhe Luftën kundër Ndotjes dhe Ndryshimeve Klimatike.

Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për themelimin e Grupit Parlamentar Ndërpartiak me sigurinë se do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit jetësor dhe përballimin me sukses të pasojave të ndryshimeve klimatike.

U theksua se shumica e komunave prej shumë vitesh përballen me problemin e ndotjes së ajrit dhe është problem që i kapërcen ngjyrat partiake, sepse të gjithë qytetarët i ndiejnë pasojat negative të ajrit të ndotur. Vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet edhe ndotjes së natyrës, përkatësisht ndotjes në qytetet dhe mjediset rurale që ndikon negativisht në zhvillimin e turizmit. Republika e Maqedonisë është vend i vogël, me industri jo shumë të zhvilluar dhe nuk ka ndikim të madh në klimën globale. Megjithatë, si vend nënshkrues i Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, duhet të marrë masa aktive për të reduktuar ndotjen dhe për të përmirësuar mjedisin jetësor. Republika e Maqedonisë, si palë kontraktuese e Komunitetit Energjetik, e zbaton legjislacionin e nevojshëm evropian në drejtim të shfrytëzimit më të madh të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe zvogëlimit të emisioneve të gazrave serrë.

Është prezantuar puna e grupit joformal të gjelbër në përbërjen e kaluar parlamentare, i cili është formuar si iniciativë e sektorit civil. Ndër aktivitetet e tjera, grupi vizitoi Parkun Kombëtar të Mavrovës, u mbajt takimi koordinues në lidhje me Ligjin për shpalljen e Moçalit të Studençishtës monument natyror, për Ligjin për veprimin klimatik i cili ende nuk është miratuar, për ligjet që mbulojnë pjesë të caktuara të urbanizmit, ndërtimtarisë. Gjithashtu, janë parashtruar amendamente në propozim-buxhetet në pjesën për mjedisin jetësor dhe në pjesën për harmonizimin e Ligjit për kundërvajtje.

U shpreh mendimi se problemi i ndryshimeve klimatike shpesh neglizhohet nga politikëbërësit në vend. Në periudhën e kaluar u themelua Fondi i Gjelbër Klimatik, i cili ka 12 miliardë euro për financimin e projekteve për të luftuar ndryshimet klimatike. Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është në fazën e akreditimit për t’u bërë institucion i akredituar për shfrytëzimin e mjeteve nga Fondi i Gjelbër Klimatik, ku Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që përdor mjetet e këtij fondi.

U shpreh besimi se, si në përbërjen e kaluar parlamentare, bashkëpunimi i suksesshëm me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjë që do të kontribuojë në përmirësimin e rregullave ligjore dhe ndjekjen e politikave të zbatuara nga pushteti ekzekutiv. Ka bashkëpunim me grupet joformale të gjelbra në parlamentet e tjera të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duhet të vazhdojë dhe zgjerohet në të ardhmen.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vepra penale për të cilën Prokuroria Speciale ftoi Kurtin për intervistim hyn tek kapitulli i korrupsionit
Next Article Kafeja do të kushtojë më shtrenjtë vitin e ardhshëm/ Kompanitë paralajmërojnë rritje të çmimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?