By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbrojtja e produkteve artizanale dhe industriale, Komisioni për Jashtëm miraton projektligjin e ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbrojtja e produkteve artizanale dhe industriale, Komisioni për Jashtëm miraton projektligjin e ri
Shqipëri

Mbrojtja e produkteve artizanale dhe industriale, Komisioni për Jashtëm miraton projektligjin e ri

admin
Last updated: 15/07/2026 17:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 15 korrik Zhurnal.mk – Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shqyrtuar dhe miratuar në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi projektligjin “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”. Nisma ligjore synon të rregullojë me ligj mbrojtjen e markave dhe produkteve tradicionale joushqimore të vendit, duke i përafruar ato me standardet e Bashkimit Evropian.

Mbledhja u drejtua nga nënkryetarja e komisionit, Bora Muzhaqi, ku të ftuar për të prezantuar detajet teknike të projektligjit ishin përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Drejtorja e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Nxitjes së Biznesit dhe Çështjeve të Tregtisë, Mejvis Bajollari, sqaroi përpara deputetëve shtyllat kryesore dhe qëllimin e kësaj nisme ligjore:

“Projektligji synon krijimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e treguesve gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale, duke garantuar njohjen dhe mbrojtjen e origjinës së tyre, rritjen e konkurrueshmërisë në treg dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.”

Përmes këtij kuadri të ri, produktet tradicionale artizanale dhe ato industriale që mbajnë emërtime të zonave specifike gjeografike të Shqipërisë do të gëzojnë mbrojtje ligjore nga abuzimet dhe kopjimet në treg, duke rritur njëkohësisht vlerën e tyre eksportuese.

Miratimi në parim dhe nen për nen

Pas diskutimeve dhe sqarimeve të paraqitura nga përfaqësuesit e ministrisë, anëtarët e komisionit vijuan me procedurën e votimit të draftit.

Në përfundim të mbledhjes, komisioni parlamentar miratoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Mendimi i mbledhur nga ky komision do t’i përcillet komisionit përgjegjës për të vijuar më tej me procedurat parlamentare përpara kalimit të projektligjit për votim në seancë plenare.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gara për numrin dy të PD/ Sajmir Korreshi sfidon Flamur Nokën
Next Article Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?