By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me dëshmi të reja vazhdon gjykimi për zjarrin në “Puls”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me dëshmi të reja vazhdon gjykimi për zjarrin në “Puls”
MaqedoniTOP LAJM

Me dëshmi të reja vazhdon gjykimi për zjarrin në “Puls”

admin
Last updated: 25/02/2026 09:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Me dëgjimin e dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë Publike në sallën e gjyqit në “Idrizovë” sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Në seancën e kaluar u dëgjuan disa dëshmitarë, të cilët në natën e kobshme ishin në diskotekë. Në dëshmitë e tyre ata e përshkruan atmosferën e panikës dhe kaosit që ndodhi në momentin kur stuhitë e zjarrit dhe tymi e përfshinë diskotekën e mbushur, si dhe pasojat që vuajnë deri më sot.

Për seancën e sotme, siç është njoftuar, duhet të dëgjohen edhe pesë dëshmitarë.

Në fillim të procesit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev tha se gjykimi është një hap drejt konfirmimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën – kush lejoi, kush heshti dhe kush nuk parandaloi të ndodh tragjedia në “Puls”. Janev theksoi se kërkohet drejtësi, jo si hakmarrje, por si pasojë e paligjshmërisë dhe detyrës së lënë pas dore.

Të pandehurit që deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, përmes avokatëve të tyre, nga ana tjetër, e kontestuan bazën e aktakuzës. Mbrojtësit e tyre pohojnë se të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë veprime që mund të kishin çuar në zjarr, se ata posedonin dokumentacion të vlefshëm dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale, ndërsa jo i fajit individual. Mbrojtja njoftoi paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve, që sipas tyre, do ta konfirmojnë këtë tezë.

Më 16 mars të vitit 2025, gjatë pjesëmarrjes së grupit DNK në diskotekën “Puls” në Koçan, shpërtheu zjarr, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në objekt kishte më shumë vizitorë se numri i lejuar, mes të cilëve edhe të mitur, ndërsa mjetet piroteknike u aktivizuan pa leje. Objekti ka punuar në mënyre ilegale më shumë se një dekadë, pa kushte teknike minimale, me rikonstruime pa leje dhe pa sistem për mbrojtje kundër zjarreve.

Për aksidentin u akuzuan mbi 30 persona fizik dhe tre juridik. Mes tyre ka pronarë lokalesh, menaxherë, inspektorë, ish kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe zyrtarë shtetëror. 

Gjykimin do ta udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokuroria është përfaqësuar nga një ekip prej 15 prokurorësh publik.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Euroambasadori Mihalis Rokas për vizitë në Prilep
Next Article Ministri Ljutkov për vizitë pune në Kërçovë pas zgjedhjes së saj si Qytet i Kulturës 2026
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?