By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me dëshminë e Lupço Palevskit vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me dëshminë e Lupço Palevskit vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Maqedoni

Me dëshminë e Lupço Palevskit vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

admin
Last updated: 14/04/2025 08:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 prill – Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot me dëshminë e të akuzuarit Lupço Palevski, Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me fillim nga ora 10:00, Palevski fillimisht është paraparë të merret në pyetje nga mbrojtësi i tij, avokati Jovica Strashevski, e më pas t’u përgjigjet pyetjeve të pyetjeve të tërthorta nga Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë.

Në seancën e kaluar babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të Palevskit. “Nuk kam koment” ishte përgjigja në pyetjet e parashtruara nga i akuzuarit Palevski drejtuar babait të Vanjës. Gjorçevski është përgjigjur vetëm në pyetjen e parë nëse ka dëgjuar se ka qenë në komunikim me ndonjë anëtar të familjes së tij, për të cilën ai është përgjigjur se nuk e njeh Palevskin dhe ka kërkuar që të mos përgjigjet më në pyetjet e tij.

Më parë, babai i Vanjës iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë në lidhje me jetën e tij, zhdukjen e Vanjës dhe hetimin për të. Ai kritikoi policinë, duke thënë se nuk kishte parë ndonjë hap konkret për të gjetur Vanjën. Duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të tij, avokatit Vladimir Tufefxhiq, Gjorçevski tha se ai beson se ka dhënë një kontribut të madh në hetim dhe theksoi se ka vuajtur tortura gjatë marrjes në pyetje.

Palevski është dëshmitari i fundit që duhet të dëshmojë, pasi paraprakisht, përveç dëshmitarëve të Prokurorisë, janë marrë në pyetje edhe të akuzuarit e tjerë.

I pandehuri Velibor Manev shpjegoi rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke treguar se organizatori kryesor ishte Lupço Palevski. Bore Videvski ka mohuar pjesëmarrjen e tij në ngjarje, ndërsa Vlatko Keshishev ka treguar se nuk ka dëshmuar për to sepse më së shpeshti i është dhënë detyra e rojtarit.

Në aktakuzë qëndron se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishev dhe Aleksandar Gjorçevski së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e Vanjës 14-të vjeçare me qëllim që ta detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë mjete në para për shpërblim. Rrëmbimi i Pançe Zhezhovskit të dëmtuar në Veles, sërish, sipas aktakuzës, ishte me qëllim që ta detyrojnë t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta shfrytëzuar për rrëmbimin e fëmijës në Shkup.

Vanja e mitur dhe banori nga Velesi, më 27 dhe 24 nëntor u raportuan të zhdukur, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Memorandum për bashkëpunim midis Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Universitetit të Shkupit
Next Article Ndryshim i motit – java nis me shi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?