By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Media italiane rekomandon Tiranën mes alternativave për pushime në vjeshtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Media italiane rekomandon Tiranën mes alternativave për pushime në vjeshtë
Shqipëri

Media italiane rekomandon Tiranën mes alternativave për pushime në vjeshtë

admin
Last updated: 29/09/2026 10:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator, argument.mk/ – Tirana po konsolidohet si një nga destinacionet urbane në rritje në Evropën Jugore, duke kombinuar jetën e gjallë të kryeqytetit, ofertën kulturore dhe kulinare me afërsinë me destinacionet bregdetare të Shqipërisë.

Media italiane “Il Resto del Carlino” e ka renditur kryeqytetin shqiptar mes katër destinacioneve, të sugjeruara për udhëtime në vjeshtë dhe me kosto të përballueshme.

Aeroporti i Bolonjës ofron një gamë të gjerë destinacionesh, që mund të arrihen me fluturime direkte dhe me tarifa të përballueshme, duke krijuar mundësi për pushime të shkurtra ose për një udhëtim më të gjatë gjatë sezonit të vjeshtës.

Pas muajve të verës, kur shumica e udhëtimeve përqendrohen në korrik dhe gusht, një numër gjithnjë e më i madh turistësh, zgjedhin vjeshtën për të pushuar, për të zbuluar destinacione të reja dhe për të shijuar ditët e fundit të verës.

Mes alternativave të preferuara janë kryeqytetet evropiane dhe destinacionet bregdetare, të cilat në vjeshtë, mund të ofrojnë temperatura më të ngrohta dhe më pak fluks turistësh krahasuar me muajt e sezonit të lartë.

Shtatori konsiderohet një periudhë e përshtatshme për udhëtime, edhe për shkak të tarifave përgjithësisht më të ulëta të fluturimeve, ndërsa vizitat në qytetet turistike mund të zhvillohen në një atmosferë më të qetë, larg fluksit të madh të turistëve gjatë korrikut dhe gushtit.

Ndër destinacionet që mund të arrihen me fluturime direkte nga Bolonja janë, Budapesti në Hungari, Palma de Majorka në Spanjë, Tirana në Shqipëri dhe Zara në Kroaci.

Tirana, Shqipëri: Një destinacion gjithnjë e më tërheqës

Tirana paraqitet si një prej destinacioneve në zhvillim në Evropën Jugore, e njohur për jetën urbane, ofertën turistike dhe gastronomike në rritje.

Kryeqyteti shqiptar vijon të tërheqë një numër në rritje vizitorësh dhe përbën një alternativë të përshtatshme edhe gjatë muajve të vjeshtës, kur temperaturat janë më të moderuara dhe fluksi turistik është më i ulët krahasuar me kulmin e sezonit veror.

Sipas artikullit, lidhjet ajrore nga Bolonja drejt Tiranës ofrojnë tarifa të favorshme.

Për shembull, gjatë kësaj periudhe, biletat vajtje-ardhje janë ofruar për më pak se 50 euro.

Artikulli përfshin gjithashtu si destinacione për udhëtime në vjeshtë; Budapestin në Hungari, Palma de Mallorcën në Spanjë dhe Zaran në Kroaci.

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm
Next Article Amfiteatri Antik i Durrësit në etapë të re ruajtjeje dhe studimi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?