By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Menaxherët e Maqedonisë duhet të synojnë drejt një mënyre më moderne të udhëheqjes së kompanive për mbajtje më afatgjate të të punësuarve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Menaxherët e Maqedonisë duhet të synojnë drejt një mënyre më moderne të udhëheqjes së kompanive për mbajtje më afatgjate të të punësuarve
Maqedoni

Menaxherët e Maqedonisë duhet të synojnë drejt një mënyre më moderne të udhëheqjes së kompanive për mbajtje më afatgjate të të punësuarve

admin
Last updated: 22/01/2025 19:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Kompanitë në Maqedoni të Veriut duhet të jenë ambiente të jashtëzakonshme, motivuese dhe kreative në mënyrë që t’i shtyjnë të punësuarit të mos ikin. Duhet të përpiqen të krijojnë atmosferë më të mirë pune ku do të ketë punë ekipore, të punësuarit do të çmohen dhe respektohen, me qëllim që të jenë më të kënaqur, ndërkaq me vetë atë edhe më produktiv dhe më inovativ.

Nga Asociacioni i Maqedonisë për përvojë të klientëve dhe të punësuarve (MACEKS) thonë se shumë indikatorë tregojnë se njerëzit nuk shpërngulen vetëm për shkak të rrogave, por edhe për shkak të kushteve për punë dhe siclësisë së jetës.

“Rrogat e ulëta janë ato parametra, të cilëve kompania duhet t’u kushtojë vëmendje para së gjithash nëse rrogat janë dinjitoze për jetë. Nuk është vetëm rroga faktor, edhe pse ajo duhet të rregullohet, por edhe të shihet se çka është ajo që u nevojitet njerëzve për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Ne themi paraja ka dy anë, që do të thotë se ndonjëherë të punësuarve u mungon përgjegjësia, por ndonjëherë edhe vetë strukturat menaxhuese nuk i pozicionojnë në atë mënyrë që t’ua japin autonominë të punësuarve në vendet e tyre të punës”, thotë Hristina Vellkovska, kryetare e MACEKS.

Përmes programit “Kuintanium”, i cili fillon të realizohet në vend, kompanitë do të kenë mundësi t’i diagnostikojnë dhe përmirësojnë dobësitë në menaxhim dhe fokusin ta vendosin në mirëqenien e të punësuarve. Kjo diagnostikë bën qasje të personalizuar në të cilën kompania do të përballet me veten, përkatësisht menaxhmenti do të përballet me sfidat në kompani, pa dallim nëse mangësi janë rrugët e karrierës për të punësuarit, transparenca në punë, menaxhmenti efikas, nëse të punësuarit kanë tejet shumë punë dhe nuk kanë baraspeshë mes punës dhe privatësisë.

Programi është krijuar në mënyrë në të cilën me një vlerësim përfshihen 350 sinjale lidhur me atë se në cilin drejtim po lëvizë kompania, ndërkaq metodologjia është adaptuar për secilin shtet, duke pasur parasysh atë që në shoqëri të ndryshme ka vlera të ndryshme.

Aplikimi zgjatë deri më 1 mars, ndërkaq më të mirëve do t’u dorëzohen certifikata (Quintaum) më 16 prill.

Sipas Andreja Kodrin, themelues dhe menaxher i prëgjithshëm i Kuintanum, menaxhmenti duhet të ndjekë gjithpka që ndodhë me njerëzit dhe si ato ndryshime ndikojnë ndaj resursit më të rëndësishëm, e ai është faktori njeri.

Disa nga kompanitë e vendit, posaçërisht ato nga sektori TIK dhe e-tregtia, janë dakord se kompanitë duhet t’i ndjekin trendet dhe të mundësojnë kushte për punë me të cilat të punësuarit do të jenë m[ produktiv, inicues dhe inovativë. Kjo, sipas tyre, është kusht për angazhim afatgjatë të të punësuarve.

Sipas Nina Angellovska nga Asociacioni për e-tregti, komapnitë duhet të përpiqen të krijojnë atmosferë më të mirë pune për të punësuarit.

Sipas kryetarit të Shoqatës së pronarëve sllovenë dhe nga vendi, Vojdan Jordanov, ajo që u mungon kompanive të vendit është iniciativa. Duhet të synojnë drejt një mënyre më moderne të udhëheqjes së kompanive, thotë Jordanov.

Kompanitë sllovene tregojnë harmnizim më të madh në balancin e punës dhe kënaqësisë së të punësuarve. Tek kompanitë e vendit, ndërkaq, tashmë ka përparim, por ajo me çka ato përballen janë sfidat në adaptimin e pritjeve të gjeneratave të reja dhe harmonizimin e punëve me aktivitetet e përditshme.

Sipas ambasadorit slloven, Gregor Preskar, mirëqenia e të punësuarve nuk është vetëm çështje e lumturisë personale, por ajo drejtpërdrejtë ndikon në produktivitet, inovacione dhe sukses të organizatave.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këshilli gjyqësor ka vendosur të shpallë zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme
Next Article Shefi i mbrojtjes siriane: Raportet me Türkiyen do të jenë të shkëlqyera

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?