By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Temperaturat, ndikim ndaj prodhimeve bujqësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Temperaturat, ndikim ndaj prodhimeve bujqësore
Ekonomi

Temperaturat, ndikim ndaj prodhimeve bujqësore

admin
Last updated: 25/02/2024 16:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Ndryshimet klimatike kanë ndikim të madh në cilësinë dhe sasinë e prodhimeve bujqësore. Bujqit thonë se dëme më të mëdha pësojnë kajsitë. Destan Nexhipi, nga fshati Gërçec, thotë se banorët e këtij fshati, kultivojnë edhe pemë të shumëta, por më së shumti merren me perime, të cilat poashtu janë shumë të prekura nga kushtet klimatike. Nexhipi thotë se tani për tani si rrugëdalje e shohin shtyrjen e të mbjellave për disa javë.

“Kohën e fundit, që e marrim shembull kajsinë, nuk kemi fare, në tre vite vetëm një vit kemi fryte dhe kjo për fshatarët është një mungesë shumë e madhe. Këtu fshati ka më shumë kajsi, qershi, edhe krejt pemët, por kajsia është më e ndijshme. Ne kohën e fundit, kjo nxemja globale që është, ne mundohemi të vonohemi me të mbjellat. Për shembull ne gjithmonë kemi mbjellë në muajin prill, tash shkojmë në gjysmën e prillit, që t’i shmangemi, që mendojmë ne, e presim e vonojmë, që t’u shmangemi temperaturave që janë kohën e fundit, dhe mendoj se e menaxhojmë mirë”,  tha Destan Nexhipi, bujk.

Agrometeorologët sqarojnë se temperaturat e larta në dimër, më së shumëti prekin frutat dhe vreshtat, veçanërisht frutat me bërthama që çelin të parat në pranverë.

“Tani për tani gjendja nuk është alarmante, por mund të jetë në periudhën e ardhshme, nëse vazhdojnë këto temperatura. Prej ngrohjeve dimërore ose ngrirjeve dimërore nuk kemi mundësi as që mund dikush të bëjë diçka që ta pengojë apo zbus këtë situatë. Ndoshta kur flasim për ngrirhjet e vona pranverore që të zbuten, por kjo është prej minus 1 dhe minus 2, por nëse bien temperaturat më shumë dhe bie borë, në një periudhë kur pemët kanë zënë fruta dhe në atë periudhë janë më të ndijshme ndaj temperaturave të ulëta, mendoj se nuk ka asnjë shpëtim”, tha Angelko Angeleski, agrometeorolog.

Sinoptikët theksojnë se stinët kanë lëvizur rreth një muaj nga kalendari stinorë që e kishim deri më tani dhe kjo është si rezultat i ngrohjes globale.

You Might Also Like

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Protestë e re e bujqve në Strumicë

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoni

Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%

Ministria e Energjisë: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe i sigurt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mësimi nga librat nuk ka alternativë
Next Article Bluzat e bardha paralajmërojnë protesta nëse nuk harmonizohet rritja e pagave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?