By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meta: Brezi i ri duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Meta: Brezi i ri duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm
Shqipëri

Meta: Brezi i ri duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm

admin
Last updated: 27/08/2024 15:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte sot i ftuar në “Podcastin e Lirisë”, ku foli për jetën e tij politike.

Nga kampingu veror i të rinjve të PL në Jalë, Meta gjithashtu dha edhe mesazhe për rininë.

Meta tha se, brezi i ri duhet të shkundet për të qenë i ndërgjegjshëm.

“Duhet ndihmuar që të shkundet brezi i ri për të qenë i ndërgjegjshëm. Nëse nuk shkundet tani dhe nëse nuk organizohet tani e humbet vendin njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Meta.

Meta tregoi edhe historinë si u bë deputet në zgjedhjet e vitit 1992.

“Unë nuk kam dashur të merrem me politikë, ka qenë diçka spontane. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, por ashtu ndodhi. Në mars 1992, PD ishte në revansh të papërmbajtshëm, PS ishte në zbaticë të frikshme dhe nuk i pranonte njeri për të kandiduar për deputetë. M’u lutën me 700 manovra, më bënë edhe një kurth mund ta themi dhe unë u vendosa kandidat në Skrapar. Kjo është një arritje ime”, tha ai.

“Një tjetër arritje ishte që unë krijova LSI, sepse PS e kishte bllokuar integrimin dhe unë vendosa një bast të fortë. Edhe pse kisha një parti të re nuk e vendosa veten time në listë, por thashë unë jam nën mazhoritar dhe nëse populli i Skraparit nuk më voton nën mazhoritar nuk kam pse shkoj në Parlament. Fitorja në Skrapar ishte bindëse dhe ishte një fitore personale”, theksoi ai.

“Jam edhe nënshkrues i Kartës së Adriatikut që ishte programi si Shqipëria do hynte në NATO dhe Shqipëria hyri në NATO”, tha ndër të tjera Meta./ ATSH

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrogat në Kosovë rriten për 6.8 euro
Next Article Rënia e dollarit ndaj euros në tregun ndërkombëtar u reflektua në tregun vendas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?