By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mete i dorëzon detyrën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mete i dorëzon detyrën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj
Shqipëri

Mete i dorëzon detyrën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj

admin
Last updated: 31/07/2024 11:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ervin Mete i përcjell detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, pas votimit në Kuvend dhe ceremonisë së betimit në Presidencë.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Mete ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për Kryeministrin, ndërsa gjithashtu ka falënderuar edhe stafin e Ministrisë së Financave për bashkëpunimin. “Duke i përcjellë detyrën Ministrit të ri.

Mirënjohës dhe falënderues ndaj Kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë. Falënderime për stafin e Ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe. Besoj ka qenë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej,” shkruan ish-Ministri i Financave.

Gjatë qëndrimit të Metes në detyrë si Ministër i Financave, Shqipëria u vlerësua për herë të parë nga agjencia Standard&Poor’s me BB-, ndërsa vendi doli gjithashtu nga lista gri e pastrimit të parave.

Mete largohet nga drejtimi i Ministrisë së Financave në kohën kur në mbyllje të 6-mujorit të ardhurat në Buxhet u rritën me afro 23 miliardë lekë, ose 7.1% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjithashtu, borxhi publik, sipas vlerësimeve paraprake në fund të 3-mujorit të dytë të vitit 2024 zbriti në 55.7% të PBB-së. Borxhi publik kishte vijuar trajektoren rënëse edhe gjatë vitit 2023, duke zbritur në fund të tij në 58.9% të PBB-së.

Përpara largimit nga drejtimi i Financave, Ministri Mete përfundoi dy kontrata të koncesioneve të pullave fiskale dhe atë të markimit të karburanteve. Në fjalën e mbajtur në seancë plenare, gjatë miratimit të ndryshimeve përkatëse ligjore, Mete theksoi se shtetëzimi i dy shërbimeve do të shoqërohet me ulje të kostove për bizneset dhe qytetarët.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anita Jella emërohet prokurore në SPAK
Next Article Lehtësohet lufta kundër korrupsionit!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?