By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: 6.2 milionë euro për Lumin e Thatë, për Sarajin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: 6.2 milionë euro për Lumin e Thatë, për Sarajin
Maqedoni

Mexhiti: 6.2 milionë euro për Lumin e Thatë, për Sarajin

admin
Last updated: 15/07/2026 15:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Ka nisur zbatimi i projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit, një investim me vlerë prej 6.2 milionë eurosh që synon të rrisë sigurinë nga vërshimet dhe të mbrojë infrastrukturën, tokat bujqësore dhe banesat përgjatë lumit.

Lajmin e bëri të ditur bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili njoftoi se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin Muhamet Hoxha dhe kryetarin e Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, morën pjesë në nisjen e punimeve.

Sipas Mexhitit, projekti përfshin rregullimin e shtratit të lumit në një gjatësi prej rreth 12 kilometrash, nga Bojana deri në Gllumovë, ndërsa punimet do të realizohen në disa faza dhe pritet të përfundojnë deri në vitin 2029.

Ai theksoi se realizimi i këtij projekti do të ofrojë mbrojtje më të madhe për qytetarët, shtëpitë, tokat bujqësore dhe infrastrukturën, duke adresuar një problem që, sipas tij, për vite me radhë kishte mbetur i pazgjidhur.

Mexhiti vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes pushtetit lokal dhe atij qendror, duke theksuar se ky koordinim po sjell rezultate konkrete në terren.

“Qytetarët nuk kanë nevojë për premtime, por për rezultate”, u shpreh Mexhiti, duke e cilësuar projektin si pjesë të angazhimit të qeverisë për më shumë investime dhe zhvillim.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian
Next Article Nikolloski: Projekti Tetovë–Prizren po ecën me ritëm të mirë, lidhja me Kosovën po merr formë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?