By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: “Balancuesi” është mekanizëm i devalvuar, do të avancohet me ligj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: “Balancuesi” është mekanizëm i devalvuar, do të avancohet me ligj
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: “Balancuesi” është mekanizëm i devalvuar, do të avancohet me ligj

admin
Last updated: 20/09/2024 07:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shtator  – “Balancuesi” është mekanizëm i devalvuar dhe i ka ikur koha, thotë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti duke shtuar se punësimi i shqiptarëve nuk do të ndalet. por në bazë të cilësisë, dhe jo partive.

Gjatë pjesëmarrjes në TV21, Mexhiti për “balancuesin” thotë se “gjatë formimit të Qeverisë së re, marrëveshja politike mes tyre dhe VMRO-së ka qenë që ky mekanizëm të avancohet me ligj për përfaqësim adekuat të komuniteteve joshumicë në vend”.

“Pavarësisht se si paraqitet ‘balancuesi’ në sistem, nëse konkursi është i hapur për shqiptarët, një maqedonas është deklaruar si shqiptar dhe ka zënë atë vend…, ka ndodhur edhe e kundërta. Prandaj ekziston konkludim i përbashkët se ‘balancuesi’ është një mekanizëm i devalvuar dhe koha e tij ka kaluar. Me formimin e qeverisë së re, marrëveshja politike mes nesh dhe VMRO-së është që ky mekanizëm të avancohet në ligj për përfaqësim adekuat të komuniteteve joshumicë në vend”, ka thënë Mexhiti.

Mexhiti poashtu theksoi se në këtë periudhë aty ku do të ketë punësime, do të ketë punësime edhe të shqiptarëve.

“Shqiptarët nuk humbin me shfuqizimin e ‘balancuesit, edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk e gjeti momentin, nuk priti që ta avancojmë, por shqiptarët do të fitojnë më shumë sepse do të miratojmë ligj për përfaqësimin adekuat i cili jo vetëm që do të garantojë përfaqësimin e shqiptarëve në administratën publike dhe shtetërore, por do të garantojë edhe punësim jopartiak dhe cilësor. Do të zgjidhet një shqiptar, por do të zgjidhet shqiptari më i arsimuar dhe më i përgatitur, sepse në këtë mënyrë nesër do të kemi një nëpunës që më mirë do t’u shërbejë qytetarëve”, ka thënë Mexhiti.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut
Next Article Konferencë vjetore e Bursës së Maqedonisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?