By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti bën apel drejtuar përfaqësuesve të OJQ që të aplikojnë në thirrjen për projekte për mjedisin më të mirë jetësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti bën apel drejtuar përfaqësuesve të OJQ që të aplikojnë në thirrjen për projekte për mjedisin më të mirë jetësor
Maqedoni

Mexhiti bën apel drejtuar përfaqësuesve të OJQ që të aplikojnë në thirrjen për projekte për mjedisin më të mirë jetësor

admin
Last updated: 15/04/2025 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15.04.2025 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Izet Mexhiti, sot mbajti një takim pune me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqatave të qytetarëve që veprojnë në fushën e mjedisit jetësor, ku informoi për thirrjen për ndarjen e mjeteve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera nga fusha e mjedisit jetësor për vitin 2025.

Gjatë takimit, Mexhiti theksoi rëndësinë që organizatat joqeveritare të aplikojnë në këtë thirrje.

“Qëllimi i këtij Programi është të nxisim dhe financojmë projekte konkrete, aktivitete dhe iniciativa që do të kontribuojnë në mbrojtjen, përmirësimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit tonë jetësor – diçka që është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë,” deklaroi Mexhiti, duke shtuar se OJQ-të kanë një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes publike, edukimin dhe trajnimet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Një pjesë e këtyre mjeteve financiare, siç informoi Mexhiti, sigurohen nga taksa ekologjike gjatë regjistrimit të automjeteve motorike, një pjesë nga kompensimi për qeset bio-degraduese të blerjeve, kompensimi që paguhet nga operatorët e instalacioneve me leje të integruar ekologjike A, si dhe nga shërbime të tjera qeveritare – që në praktikë do të thotë se paratë e qytetarëve po u kthehen sërish qytetarëve.

Në takim u theksua se transparenca dhe objektiviteti janë baza e qasjes së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa kriteret për OJQ-të janë që të jenë të regjistruara të paktën një vit para shpalljes së thirrjes, të veprojnë në interes të publikut dhe të mos kenë dorëzuar të njëjtin projekt për financim edhe në burime të tjera.

Afati për aplikim është deri më 29 prill, në formularë dhe forma të veçanta të cilat janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdon kontrolli I policisë, sanksionohen 51 drejtues automjetesh për parkim të gabuar
Next Article Përfundon sezoni i ngrohjes, fillon periudha kalimtare deri më 30 prill

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?