By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Çështja e Blerim Ramadanit duhet të mbyllet dhe shpresoj të mos kemi raste të tilla në të ardhmen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Çështja e Blerim Ramadanit duhet të mbyllet dhe shpresoj të mos kemi raste të tilla në të ardhmen
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Çështja e Blerim Ramadanit duhet të mbyllet dhe shpresoj të mos kemi raste të tilla në të ardhmen

admin
Last updated: 16/08/2024 13:36
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 gusht – Për sa i përket arratisjes së Blerim Ramadanit, do t’i drejtoheni MPB-së, por me sa di unë, gjykata ka marrë vendim që argumentet e paraqitura nga Serbia nuk kanë bazë dhe për këtë arsye ekziston arsye që ai të ekstradohet në Serbi, tha zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në pyetjet e gazetarëve se a ka Qeveria më shumë informacion për arratisjen e ish-ushtarit të UÇK-së, transmeton Portalb.mk.

Ai po ashtu tha se Maqedonia si shtet duhet të veprojë si të gjitha vendet e tjera evropiane në lidhje me fletarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për luftëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ky është tashmë vendimi i tretë, kishte për Dugollin në të kaluarën dhe për Morinën, dhe tashmë po bëhet praktikë gjyqësore dhe ajo praktikë duhet të na udhëzojë ne si shtet që të veprojmë si të gjitha shtetet e tjera evropiane që Serbia jep informacione të pasakta dhe nuk duhet marrë seriozisht”, tha Mexhiti.

Lidhur me akuzat e BDI-së se mungesa e legjitimitetit dhe besueshmërisë së asaj që kanë thënë zyrtarë të qeverisë (Koalicioni VLEN) po rrezikon ish-ushtarët e UÇK-së, Mexhiti thotë se BDI vazhdimisht po përpiqet të krijojë atmosferë përmes lajmeve të rreme se Ramadani është ushtari i parë i UÇK-së që u burgos dhe pastaj e mohuan vetë duke u mburrur për lirimin e Dugollit para disa vitesh.

“Edhe atë se Dugolli u shpall i pafajshëm prej tyre është gënjeshtër, ai është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë dhe unë kam qenë i përfshirë kur është marrë vendimi. Pra faktet janë se gënjeshtra e parë e BDI-së dështoi, sepse përveç Blerimit ishin edhe dy ish-ushtarë të tjerë dhe fakt është se BDI nuk e ndihmon procesin, por e keqpërdor”, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri konkludoi se çështja e Ramadanit duhet të mbyllet ashtu siç po ndodh dhe kjo duhet të jetë praktikë gjyqësore që në të ardhmen të mos përballemi me raste të tilla sepse këto janë kosto për shtetin, për gjyqësorin dhe sepse dëmtojnë marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Ndërkohë, rasti i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, do të hetohet nga Komisioni i posaçëm që do të duhet të vërtetojë gjendjen faktike në lidhje me vendimet të cilat janë sjellë nga Gjykata Themelore Penale Shkup para arratisjes së tij. Vendimin për themelimin e një komisioni të tillë e ka marrë Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva thotë se nuk janë njoftuar zyrtarisht për rastin, por po reagojnë pas zërave të ngritur në opinion.

MPB-ja nga ana tjetër, ka dorëzuar fletarrest qendror për Blerim Ramadanin.

Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Ministri serb i policisë, Ivica Daçiq, më 25 korrik, kërkoi nga autoritetet e Shkupit ekstradimin e Ramadanit në Serbi. Çështja e ekstradimit të tij u ngrit edhe gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Shkup më 31 korrik. Sveçlj tha se Shkupi duhet të vendosë në mënyrë të pavarur, duke akuzuar Serbinë se tenton të prishë marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më 9 gusht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njoftoi se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani, pasi më 1 gusht ishte zhvendosur që ai të kalon nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Ramadani, është shtetasi i tretë i Kosovës si ish-ushtar i UÇK-së, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut me urdhër të Serbisë. Gafur Dugoli dhe Tomor Morina janë arrestuar edhe në të kaluarën, por me vendim gjykate janë liruar.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tubim solemn i Minsitrisë së Mbrojtjes dhe SHM-së me rastin e Ditës së Armatës: Respekt dhe mirënjohje për guximin dhe përkushtimin e të gjithë pjesëtarëve të ARM-së
Next Article Padi penale shefit të kabinetit të Oliver Spasovskit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?