By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Kanali dhe çerdhja në Hasanbeg po bëhen realitet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Kanali dhe çerdhja në Hasanbeg po bëhen realitet
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Kanali dhe çerdhja në Hasanbeg po bëhen realitet

admin
Last updated: 23/02/2025 16:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 shkurt – Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka paralajmëruar se janë pranë përfundimit projektet per kanalin dhe çerdhen në Hasanbeg.

“Një premtim i pambajtur prej vitesh nga qeveritë e kaluara tani po bëhet realitet! Hasanbegu më në fund do të ketë kanalin e ujërave atmosferike dhe çerdhen publike që i është premtuar prej kohësh, dhe që nuk është realizuar kurrë.

Sot, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ministrin e Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani dhe kryetarin e Komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski ishim në Hasanbeg për të dëshmuar se punimet do të fillojnë dhe se kjo zonë nuk do të mbetet më në harresë. Vonesat kanë kushtuar shumë, por tashmë është koha për veprim!

Të mos harrojmë: vërshimet e tmerrshme të vitit 2016 morën 23 jetë njerëzish dhe shkatërruan shtëpi, toka e biznese. Por qeveria e asaj kohe nuk mori masat e nevojshme për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Mungesa e kanalit të duhur ishte një nga faktorët kryesorë të dëmeve katastrofike. Tani, ky gabim do të korrigjohet!

Ky investim i rëndësishëm në vlerë 38 milionë denarë, do të mundësojë ndërtimin e kanalit me një gjatësi prej 1350 metrash dhe një gjerësi nga 4 deri në 10 metra, varësisht nga afërsia e shtëpive. Ky projekt nuk është thjesht një ndërhyrje infrastrukturore, por një angazhim për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e banorëve të Hasanbegut.

Ky projekt do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe sigurisë për banorët e kësaj zone.

Në të njëjtën kohë, një tjetër nevojë e kahershme po përmbushet: ndërtimi i çerdhes publike në Hasanbeg. Për vite me radhë, prindërit janë përballur me mungesën e një çerdheje afër shtëpive të tyre, duke u detyruar të gjejnë zgjidhje të vështira për kujdesin e fëmijëve. Tani, kjo sfidë do të marrë fund. Do të ndërtohet një ambient modern, i sigurt dhe i dashur për fëmijët, ku ata do të marrin kujdesin e duhur, ndërsa prindërit do të kenë më shumë lehtësi e fëmijët më shumë siguri në përditshmërinë e tyre.

Bashkë, për ta zhvilluar Hasanbegun!”, ka shkruar Mexhiti.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 26 parti dorëzojnë kërkesën për t’u regjistruar
Next Article Mickoski: Relacionet në Qeveri janë të shkëlqyeshme, ka filluar dhe nuk do të ndalet procedura për Kocevskin dhe Këshillin gjyqësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?