By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Në komunën e Sveti Nikollës po investojmë mbi 1.3 milionë euro vetëm në infrastrukturën ujore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Në komunën e Sveti Nikollës po investojmë mbi 1.3 milionë euro vetëm në infrastrukturën ujore
Maqedoni

Mexhiti: Në komunën e Sveti Nikollës po investojmë mbi 1.3 milionë euro vetëm në infrastrukturën ujore

admin
Last updated: 10/02/2025 16:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt –  Sveti Nikollë, 10.02.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot qëndroi për vizitë pune në komunën e Sveti Nikollës, ku së bashku me kryetarin Dejan Vlladev vizituan lokacionin ku po ndërtohet kanalizimi fekal i fshatit Mustafinë, me gjatësi prej 8 kilometra.

Projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Mustafino është projekt shumëvjeçar dhe financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të kontratës në vlerë prej 32,5 milionë denarë për ndërtim dhe kontratës në vlerë prej 165 mijë denarë për kryerjen e mbikëqyrjes teknike.

“Ajo që dua të theksoj është se projekti po realizohet më shpejt se sa ishte planifikuar, shkalla e realizimit të punëve ndërtimore është 82 për qind e gjithë projektit”, tha ministri Mexhiti dhe informoi se do të investohen edhe mjete në infrastrukturën ujore në këtë komunë përmes Bankës Evropiane për Investime, që arrijnë në mbi 738 mijë euro për projektet: ndërtimi i kanalizimit në fshatin Kadrifakovë, kanalizimi fekal në fshatin Sopot, rrjetin e ujësjellësit në vendin e quajtur “Malo Stopanstvo” dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në një pjesë të rrugëve Kumanovska dhe Kiçevacka.

Kryetari Dejan Vlladev falënderoi për ndihmën e madhe të marrë si nga ministria ashtu edhe nga Qeveria dhe informoi se komuna e Sveti Nikollës do të aplikojë për thirrjen e re nga Qeveria me projektin për rrjetin e ujësjellësit në komunë në vendin e ashtuquajtur Knezhevski Pat, që do të zgjidhë në mënyrë të përhershme problemin e furnizimit me ujë në këtë komunë dhe do të sigurojë kushte moderne të jetesës për popullatën.

Ai bëri të ditur se punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Mustafinë pritet të përfundojnë në maj/qershor të këtij viti.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasada e Turqisë reagon pas arrestimit të Fikrim Damkës, kërkon unitet dhe maturi
Next Article Komuna e Tetovës ka shpallur thirrjen për emrat e rinj të rrugëve, lusin qytetarët t’i dërgojnë propozimet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?