By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Shndërrimi i VLEN-it në parti ka për qëllim të mos lejojë defaktorizimin dhe përçarjen e votës shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Shndërrimi i VLEN-it në parti ka për qëllim të mos lejojë defaktorizimin dhe përçarjen e votës shqiptare
Maqedoni

Mexhiti: Shndërrimi i VLEN-it në parti ka për qëllim të mos lejojë defaktorizimin dhe përçarjen e votës shqiptare

admin
Last updated: 21/04/2025 15:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 prill – Lëvizja Demokratike, Alternativa, Lëvizja Besa dhe përfaqësues i Vetëvendosjes, kanë filluar procedurën e shkrirjes në një subjekt të vetëm politik. Në takimin e një dite më parë në Strugë, është marrë vendimi për formimin e kryesisë së përbashkët qendrore prej 23 anëtarëve.

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, për “Alsat” tha se shqiptarët në zgjedhje duhet të ketë vetëm dy opsione në kampin politik shqiptar, ndërsa shndërrimi i VLEN-it në parti ka për qëllim që të mos lejojë defaktorizimin dhe përçarjen e votës shqiptare.

“Fillimisht është sjellë vendimi që qendra mediatike, komisioni kadrovik, të formohen edhe departamente ekonomike, juridike, për arsim dhe të gjitha fushat, pra të jenë të përbashkëta dhe poashtu u soll vendimi të formohet edhe kryesi qendrore e përbashkët e VLEN-it prej 23 anëtarë ku do të ketë anëtarë nga katër subjektet por nuk përjashtohet që aty të kyçen edhe anëtarë nga jashtë VLEN-it, pra intelektualë”, tha Izet Mexhiti.

Mexhiti nuk konfirmon kryesinë e partisë së re. Informacionet që dolën së fundmi për atë se kush do të ishte kryetari e kush nënkryetar i VLEN, i quan si të porositura nga kuzhinat e BDI-së.

“Ndërsa sa i përket liderit, mendoj se kjo do të shkon në procedurë të rregullt, organizim të kongresit, të kandidaturave dhe ai që do të jetë më i mirë, atij do t’i jepet dora të udhëheqë VLEN-in. VLENi nuk është i ngarkuar me individë po as me ngjyra partiake, të LD-së, Aleancës, Besës, pra VLEN për momentin kërkon zgjidhje nuk kërkon problem”, deklaroi Izet Mexhiti – VLEN.

Krerët e VLEN-it përshpejtuan procedurat për formimin e shpejtë të partisë, pas përplasjeve me kreun e ASH-së Taravari dhe vendimit të tij që në zgjedhjet lokale të garojë me lista të veçanta kandidatësh. /Alsat/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbappe mbeti i shokuar edhe pse nuk luajti, ajo që i bënë tifozët do ta kujtojë gjatë francezi
Next Article Gërvalla: Kryeparlamentari i takon partisë fituese, presim zhbllokim të Kuvendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?