By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për Vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për Vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”
Maqedoni

Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për Vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”

admin
Last updated: 27/02/2025 16:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme mori më shumë vendime ku nisi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”.

Në iniciativën për vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu” në fshatin Kondovë të miratuar nga Qeveria më 26 mars të vitit 2024, theksohet se themelues i shkollës së mesme private është Bashkësia Fetare Islame, pas çka parashtruesi pretendon se Bashkësia fetare dhe grupi fetar nuk lejohet të jetë themelues i një shkolle të mesme private ku do të organizohet dhe zhvillohet mësimi për arsimin e mesëm në fushën shoqëroro-humaniste, fusha gjuhësore-artistike dhe fusha matematiko-natyrore. Sipas parashtruesit, Kushtetuta i lejon bashkësitë fetare të themelojnë shkolla fetare, por ato duhet të jenë të karakterit fetar, të operancionalizuara me ligj.

Është iniciuar procedurë për nenet 17 dhe 18 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, si dhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 93 paragrafi 2 i Ligjit për urbanistikë dhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë.

Parashtruesit e Nismës së Kodit zgjedhor pretendojnë se ndryshimet në nenet 61 dhe 62 e rrisin pragun për paraqitjen e listave të kandidatëve të pavarur në 1 për qind të elektoratit, që krijon pabarazi dhe diskriminim në favor të partive. Ata gjithashtu deklarojnë se ndryshimet janë bërë në mënyrë jotransparente dhe pa diskutim publik.

Siç kumtojnë nga Kushtetuesja, gjykata ka vendosur që të mos fillojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 4 paragrafi 3 të Ligjit për ndërmjetësim, si dhe nenit 13 të Ligjit për noterinë. Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 32 të Ligjit për përmbarim u hodh poshtë. Nuk ka procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 93 paragrafi 1 të Ligjit për urbanistikë, të nenit 140 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor dhe nenit 73 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 të Ligjit për gjahun dhe gjuetinë. Iniciativa për vlerësimin e pajtueshmërisë së dispozitave të kontestuara me Ligjin për pronën dhe të drejtat tjera, gjithashtu u hodhën poshtë.

Në mënyrë shtesë, nuk është iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe Ligjshmërisë së rregullores për kërkesën e dhënies së letërnjoftimit, ndërsa iniciativa për vlerësimin e përputhshmërisë së rregullores me vendimet e referendumeve të vitit 1991 dhe vitit 2018. Gjithashtu, nuk ka procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 3 të Rregullores për formën e kërkesave dhe dokumentacionin e nevojshëm për përcaktimin e përvojës së sigurimit me kohëzgjatje të shtuar.

Në pjesën për kërkesat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë kërkesat e Filip Gjukleskit nga Shkupi, Vlatko Stojanovit nga Manastiri dhe Zhivko Petrushevskit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takimi i sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska, me sekretarin e përgjithshëm të Dhomës së Poshtme të Parlamentit Britanik, Tom Goldsmit
Next Article Mickoski: BDI-ja parti tenderësh!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?