By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trampit në Uashington
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trampit në Uashington
Maqedoni

Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trampit në Uashington

admin
Last updated: 20/01/2025 08:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington.

Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, në inaugurimin do të jetë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvëndëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për çështje evropiane, Viktorija Trajkov.

Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë “Tramp Media” dhe “Rambëll”.

“Pritjet janë që gjatë qëndrimit të tij Mickoski të ketë më shumë takime dypalëshe, kontakte dhe takime me më shumë persona nga administrata e re e presidentit amerikan. Mickoski do të takohet edhe me biznesmenë me origjinë maqedonase për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e mundshme vendore, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Ky do të jetë inaugurimi i dytë i Donald Trampit, i cili do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në inaugurimin në Kapitol pritet të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra të shumtë, si dhe drejtues të organizatave botërore. Mandati i parë presidencial i Trampit ishte nga 20 janari 2017 deri më 20 janar 2021.

Mickoski dje pati takim me Kris Pavllovski, pronarin e kompanisë Rambëll, ku një pjesë e strukturës aksioneve janë edhe Hauard Lutnik, ministri i ri i Ekonomisë së SHBA-së dhe XhD Vens, nënpresidenti amerikan, si pjesë e administratës së re të presidentit Tramp.

“Drejt nga aeroporti në takim…, në Uashington pata një takim të gjatë jashtëzakonisht produktiv me mikun tim Kris Pavllovski, pronar i kompanisë Rambëll, ku pjesë e strukturës aksionere janë edhe Hauard Lutnik, ministri i ri i Ekonomisë i SHBA-së dhe XhD Vens, nënpresident i SHBA-së si pjesë e administratës së re të presidentit Tramp. Kapitali i Pavllovskit nga Forbes është vlerësuar në 1,2 miliardë dollarë, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shton se në takimin është diskutuar për investimet e Rambëll në Maqedoni në pjesën e digjitalizimit.

“Duke marrë parasysh që Kris është me origjinë maqedonase, Maqedonia është një temë që është gjithmonë pjesë e bisedave tona, kemi diskutuar për sfidat që janë pjesë e së tashmes, por edhe e së ardhmes. Ne luftojmë për përparimin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë dhe të atdheut”, tha Mickoski.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas Trumpit, edhe Melania lanson kriptomonedhën e saj “$Melania”
Next Article Ylli i Real Madridit tallet keq me Diego Simeonen pas fitores ndaj Las Palmas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?