By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Filloi ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Lisiçe të Poshtme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Filloi ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Lisiçe të Poshtme
Maqedoni

Mickoski: Filloi ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Lisiçe të Poshtme

admin
Last updated: 14/05/2025 12:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Një ditë e bukur për Komunën e Aerodromit, për Lisiçen, sepse më në fund kjo shkollë fiton një objekt sportiv ku më shumë se 200 fëmijë do të mund të merren me sport dhe kjo është ajo që është me rëndësi, sepse kur ndërtohet, kur krijohet dhe kur shtohet vlera, atëherë të gjithë duhet të gëzohemi.

Sot jam i lumtur sepse vendosëm gurthemelin e një objekti që për 10 muaj nga sot do të jetë një vend ku më shumë se 200 fëmijë do të merren me sport, do të shoqërohen, do të zhvillojnë shpirtin e tyre dhe jam i sigurt se sa më shumë objekte të tilla të kemi, aq më shumë shfrytëzues të tyre do të ketë, aq më i shëndetshëm do të jetë shpirti dhe aq më e avancuar do të jetë shoqëria jonë, shoqëri që do të jetë shtëpi për të gjithë.

Prandaj edhe një herë dua ta përgëzoj kryetarin e komunës për përpjekjen, për punën dhe për gjithçka që bën për Komunën e Aerodromit. Dua të falënderoj këshilltarët që e mbështesin punën, administratën, t’i falënderoj kolegët nga Qeveria, ministren dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë, në kuptimin e drejtë të fjalës çdo ditë të javës punojnë pa pushim që të mund të realizojmë një projekt më shumë që do të sjellë vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve. Ndaj banorëve të Lisiçes u uroj dhe u dëshiroj edhe shumë projekte të tilla.

E dini që është drejt përfundimit vlerësimi i projekteve të arritura nga thirrja e dytë përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Një nga projektet që do të realizohet në këtë pjesë të Komunës së Aerodromit është rindërtimi i plotë i rrjetit të ujësjellësit, e paralajmëroi edhe kryetari i komunës, prandaj vazhdojmë të ndërtojmë edhe më tej. Kjo është ajo për të cilën qytetarët na dhanë besimin.”

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Me punë dhe përkushtim, ndryshimi vërehet në çdo pjesë të Tetovës
Next Article Punonin në të zezë në Zvicër: Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut arrestohen në një kantier ndërtimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?