By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski me thirrje për organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski me thirrje për organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor
Maqedoni

Mickoski me thirrje për organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor

admin
Last updated: 25/10/2024 19:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – Kryeministri Hristian Mickoski në bashkëpunim me Institutin Republikan Ndërkombëtar – IRI si pjesë e projektit për dialog ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil, mbajtën takim me disa organizata joqeveritare të dedikuara për arsimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve.

Në takim, siç bën të ditur Pres shërbimi qeveritar, Mickoski theksoi se arsimi është shtyllë e shoqërisë dhe për këtë arsye renditet në krye të prioriteteve të qeverisë.

“Pa arsim cilësor nuk ka as mjekë cilësor, mësimdhënës, ekonomistë e kështu me radhë. Jemi të vendosur të bëjmë ndryshime të mëdha dhe ftoj shoqërinë civile të marrë pjesë aktive në krijimin dhe zbatimin e kësaj. Është obligim i përbashkët që të krijohen kushte më të mira për shkollimin e të rinjve, me këtë edhe një e ardhme më e mirë për vendin tonë”, tha kryeministri Mickoski para organizatave rinore.

Mickoski, theksohet në kumtesë, me keqardhje ka konstatuar se arsimi në të kaluarën ka pësuar rënie të konsiderueshme.

“Çdo ide është e mirëseardhur dhe për këtë organizojmë këto diskutime tematike me sektorin civil”, ka thënë tutje Mickoski.

Ai shtoi se Qeveria punon në mënyrë transparente dhe krijon kushte që organizatat e shoqërisë civile të marrin pjesë edhe më aktive në zhvillimin e shtetit.

Ai bëri thirrje që të mbështesin procesin dhe të krijojnë së bashku strategji për zhvillimin e vendit, me një afat kohor mjaftueshëm të madh, në mënyrë siç tha ai, “të mund të trasojmë rrugën dhe të arrijmë rezultate”.

Gjatë debatit, disa nga organizatat rinore prezantuan propozimet e tyre për masa, projekte dhe zgjidhje sistematike ku siç thanë ata, “do t’i mbajnë të rinjtë në vend dhe të ndërtojnë dhe realizojnë potencialin e tyre këtu”.

Janë ftuar edhe shoqata të tjera që do të dorëzojnë iniciativa të tyre në departamentin për bashkëpunim me sektorin civil pranë Qeverisë, si dhe në ministritë përkatëse.

Fjalim kanë mbajtur edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

“Qëndrim i përbashkët është se marrëdhëniet me sektorin civil po zhvillohen në drejtim të mirë dhe pritet që politikat që krijohen përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të japin rezultat pozitiv”, thuhet në komunikatë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedonia e Veriut fiton 1.2 milion euro për mjedisin!
Next Article Zëvendëskryeministri Fetai fton në krijimin e frontit të përbashkët kundër krimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?