By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Për zjarrin në Koçan Prokuroria do të deklarohet në periudhën e ardhshme, asnjëherë nuk jam shprehur për të dënuar ndonjë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Për zjarrin në Koçan Prokuroria do të deklarohet në periudhën e ardhshme, asnjëherë nuk jam shprehur për të dënuar ndonjë
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Për zjarrin në Koçan Prokuroria do të deklarohet në periudhën e ardhshme, asnjëherë nuk jam shprehur për të dënuar ndonjë

admin
Last updated: 03/04/2025 15:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill –  Kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetit Blerim Bexheti nga BDI, theksoi se Prokuroria Publike do të deklarohet në periudhën e ardhshme për hetimin për zjarrin ë Koçan dhe theksoi se në deklarata asnjëherë nuk është shprehur për të dënuar ndonjë. Ai apelon të pritet rezultati dhe atëherë të bëhet konkluzion nëse ka pasur selektivitet apo jo dhe nëse ndonjë zyrtar tjetër do të dyshohet.

Bexheti në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve të opozitës, në pyetjen për kryetarin e Qeverisë, tha se “tani fajtorët kryesor mbesin të paprekshëm, ndërsa tashmë i ka publikuar emrat e të dyshuarve në vend të prokurorit”.

“Qeveria na thotë se drejtësi do të ketë, por drejtësia e vërtetë duhet të dalë nga gjyqësori, jo nga konferencat politike për media. Si mund të pretendojë Qeveria se po bën hetime të pavarura, kur Ju si kryeministër deklaruat se dokumentet e lokalit janë të falsifikuar, para se të merrte vendim gjyqësori”, tha deputeti Bexheti.

Kryeministri Mickoski tha se hetimi është në vijim dhe se pret që prokuroria publike menjëherë të dalë me detaje të reja dhe të tregojë kur të përfundojë hetimi dhe i hodhi poshtë akuzat në pyetjen se ka pasur ndikim ndaj hetimit.

“Hetimi është ende në vazhdim, për aq sa jam informuar nga MPB-ja, e cila supozoj se po komunikon sipas detyrës zyrtare me Prokurorinë Publike dhe në kuadër të atij hetimi, supozoj se do të ketë elementë të rinj ose nuk do të ketë, Prokuroria Publike do të bëjë një deklaratë në periudhën e ardhshme. Nuk jam shprehur asnjëherë siç thoni ju, të gjykoj dikë para kohe, megjithëse ne si parti politike, unë personalisht dhe një pjesë e madhe prej nesh, e dimë se çfarë do të thotë të jesh viktimë e kualifikimeve të tilla politike, e kemi ndjerë në 7-8 vitet e fundit, e dimë saktësisht se si duket e gjithë kjo dhe nuk do të donim t’ia bënim askujt, sepse një rregull vlen për ne: mos u bëni njerëzve atë që nuk dëshironi t’ua bëjnë juve”, tha kryeministri Mickoski në përgjigje të pyetjes.

Ai vuri në dukje se ishte distancuar nga deklaratat e tij dhe përsëriti se kishte një dokument të falsifikuar, një licencë, për të njëjtin klub ku ndodhi kjo ngjarje tragjike dhe se nga një kontroll në arkivat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës rezultoi se në atë numër arkivi ishte regjistruar një dokument tjetër.

Mickoski përmendi se në periudhën që e hetojnë prokurorët nga viti 2008 e tutje ministrat e ekonomisë ishin pa ndërprerje të propozimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Nuk do të doja të aludoja apo të flisja më shumë se kaq. Të presim, të shohim dhe pastaj të nxjerrim një përfundim nëse ka qenë selektive apo jo, nëse një zyrtar tjetër i policisë do të jetë i dyshuar. Vetëm atëherë, ju lutem, mos akuzoni më, mos insistoni apo dërgoni mesazhe siç po dërgoni vazhdimisht”, tha kryeministri në përgjigje të pyetjes së deputetit Blerim Bexhetit.

Bexheti në fillim të seancës kritikoi edhe mungesën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe kërkoi në të ardhmen ta sigurojë praninë e tij, që siç theksoi ai, të respektojë Kuvendin kur parashtrohen  pyetjet e deputetëve.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryqi i Kuq: Është bërë pagesa e dytë për mbështetjen e viktimave në Koçan
Next Article Dy shtete kanë ofruar sigurimin e terapisë “më serioze dhe më afatgjatë” për pacientët nga zjarri në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?