By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Përveç Likovës, BDI ka mbushur kuti në rreth 50 vende pas orës 18:00
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Përveç Likovës, BDI ka mbushur kuti në rreth 50 vende pas orës 18:00
Maqedoni

Mickoski: Përveç Likovës, BDI ka mbushur kuti në rreth 50 vende pas orës 18:00

admin
Last updated: 03/05/2024 14:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 maj – Nuk është vetëm informacion se BDI ka mbushur kuti në ditën e zgjedhjeve, kemi një rast të konfirmuar në komunën e Likovës ku Gjykata Administrative ka nxjerrë aktgjykim ku shihet qartë se vullneti i qytetarëve nuk është ai që i përgjigjet rezultatit, tha kryetari i VMRO-DPMME-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunën e Butelit, shkruan alfax.mk.

Mickoski theksoi se “ketë e themi gjatë gjithë kohës, prandaj apelojmë gjatë gjithë kohës, sepse kemi indikacione se janë mbushur kuti në rreth pesëdhjetë vende të tjera të tilla nëpër Maqedoni dhe dalja është rritur papritur pas orës 18.00”, ka shtuar Mickoski.

Prandaj Mickoski bëri thirrje për vigjilencë, vëmendje më 8 maj.

“Ajo që po shihet nga terreni është një presion i madh, përpjekje për të blerë vullnetin e qytetarëve nga BDI, duke menduar se do të bëjnë rezultat të madh dhe kështu VMRO-DPMNE-ja do të përballet me aktin që të ulet dhe të bisedojë me kryesinë e BDI-së”, tha Mickoski.

Mickoski thotë se është i bindur dhe beson në qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, boshnjakë, romë apo të tjerë, se nuk do ta lejojnë këtë.

“Mund t’ju tregoj shembuj në qytete si Vinica, Koçani, Dellçeva, Berova, ku zyrtarë qeveritarë të shoqëruar nga policë që identifikohen si policë tentuan të japin ryshfet edhe në një ndërtesë fetare,” tha Mickoski.

Mickoski konstatoi se vullneti i popullit nuk është rezultat i Bujar Osmanit, por se ai është shumë më i vogël dhe do të jetë edhe më i vogël në periudhën në vijim.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI i kundërpërgjigjet VLEN-it
Next Article 25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?