By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski premton zgjidhje për provimin e jurisprudencës në shqip (VIDEO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski premton zgjidhje për provimin e jurisprudencës në shqip (VIDEO)
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski premton zgjidhje për provimin e jurisprudencës në shqip (VIDEO)

admin
Last updated: 05/04/2026 17:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 prill, argument.mk/ – Në vigjilje të protestës së nesërme të studentëve shqiptarë lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës, kryeministri Hristijan Mickoski u garantoi studentëve se do të gjejë zgjidhje. Megjithatë, ai u bëri apel studentëve që të mos bëhen vegël në duart e BDI-së, që siç tha ai kishte kohë dy dekada, por nuk e bëri provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Unë i garantoj studentët se siç janë gjetur shumë zgjidhje për shumë sfida dhe shumë lëshime nga e kaluara, ashtu edhe për këtë do të gjendet zgjidhje përkatëse. Unë mendoj se atë tanimë e dinë dhe apeli im është që të mos lejojnë të jenë vegël në duart e partisë politike që ende jeton në kujtimet e së kaluarës, gjegjësisht në kohën e shekullit të kaluar”, deklaroiHristijan Mickoski, Kryeministër.

Ndërkohë BDI-ja, ditëve të fundit aktivisht ka mbështetur studentët që artikulonin kërkesën e tyre para Ministrisë së Drejtësisë. Figurat më të larta të partisë së Ali Ahmetit, i kanë dhënë jehonë thirrjes për mbështetje të protestës.

Zëdhënësja e partisë Arta Bilalli Zendeli shkruan se garancitë për të drejtat siç duket vlejnë vetëm për fushatë, ndërsa as fushatës, zëri i tyre nuk dëgjohet. “Sot studentët janë në rrugë për dinjitet. Ata në zyra, pa zë… sa keq!”, shprehet Bilalli Zendeli. Sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi thotë se studentët nuk kërkojnë asgjë më shumë se ajo çfarë u takon. “Si profesor i tyre, ndihem keq që studentët që i kemi mësuar dhe i mësojmë për drejtësi dhe ligj, sot duhet të protestojnë për drejtësi dhe për zbatim të ligjit”, shprehet Ademi.

Megjithatë sipas VLEN-it këto reagime janë manipuluese dhe tentim për ta instrumentalizuar çështjen e studentëve që e kanë lënë peng për dy dekada.

“Për këto gati dy vite në opozitë, BDI nuk ka lënë gjë pa keqpërdorur, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet politike, madje edhe shqetësimet e studentëve. Sot, pa asnjë kredibilitet moral, përpiqet të instrumentalizojë edhe një çështje që vetë e ka lënë peng. E njëjta parti, me disa ministra të Drejtësisë, sot derdh lot krokodili për një problem që nuk e zgjidhi kur e kishte gjithë pushtetin në dorë. Njëkohësisht, është për t’u habitur se si gjatë 20 viteve pushtet të BDI-së, kur arsimi u nëpërkëmb dhe shumë padrejtësi mbetën pa zgjidhje, nuk u pa as edhe një protestë”, thanë nga VLEN.

• BDI derdh “lot krokodili” për protestën e studentëve për jurisprudencën
• BDI manipulon dhe tenton ta instrumentalizojë protestën

Nga VLEN premtojnë se çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe theksojnë, do të marrë epilog pozitiv./Alsat.mk.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro
Next Article Përleshje mes fqinjëve në Gostivar, policia privon nga liria dy persona
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?