By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Të gjitha dilemat do të zgjidhen brenda javës që vjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Të gjitha dilemat do të zgjidhen brenda javës që vjen
Maqedoni

Mickoski: Të gjitha dilemat do të zgjidhen brenda javës që vjen

admin
Last updated: 14/05/2025 15:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Pas largimit të ASH-së së Taravarit nga Qeveria, priten edhe ndryshime kadrovike në Qeveri, veçanërisht në ato pjesë të kulaçit qeveritar që i takonte Taravarit. Kryeministri Hristijan Mickoski për momentin nuk zbulon nëse do të ketë vetëm zëvendësim të emrave në pozita të caktuara që i përkasin VLEN-it, apo nëse do të ketë rrotacion të pozitave ministrore, respektivisht shkëmbim të resorëve mes VMRO dhe VLEN. Për të vendosur për të gjitha këto çështje, komiteti eksekutiv i VMRO-DPMNE-së, autorizoi kryetarin e partisë, Hristijan Mickoski.

“Praktikisht mora leje thënë me gjuhë të popullit të nominojmë emrat të rinj të cilët do t’i zëvendësojnë emrat e atyre që vendosën të shkojnë në krahët e Ali Ahmetit dhe BDI-së. Në periudhën që vijon shumë gjëra do të jenë më të qarta kështu që le të jemi të durueshëm dhe të flasim. Në ato bisedime jam i sigurt se do të arrijmë marrëveshje kështu që pres që gjatë javës së ardhshme të kemi diçka më tepër rreth kësaj teme”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Sa i përket Shëndetësisë, dikaster të cilin e udhëhoqi Taravari, Bilall Kasami shprehet se këtë resor VLEN e ka marrë pikërisht për shkak se e kishte kërkuar Taravari. Nëse kanë kuadër që mund të zëvendësojë atë, do ta propozojnë.

“Unë e thash si një mundësi që nëse do të ketë nga VLEN ndonjë kombinatorikë tjetër për ndonjë kuadër tjetër shumë i rëndësishëm do ta bisedojmë me Qeverinë që të ketë rrokadë. Por për momentin nuk është folur. Mbetet ministria e shëndetësisë tek VLEN-i, pra pozicionet që i kemi pasur mbeten tek VLEN-i por sigurisht që në bazë të rrethanave, pra me daljen e Arben Taravarit jemi të gatshëm të bisedojmë për kombinatorika të reja, por për momentin nuk ka kështu bisedime”, tha Bilall Kasami – VLEN.

Zv.kryeministri Izet Mexhiti, paralajmëron se loja tani sapo ka filluar dhe do të luhet në terrenin e Frontit Evropian.

“Sa i përket deputetëve, mendoj që loja nuk ka përfunduar. Loja sapo ka filluar. Nëse dikush ka menduar që me lëvizjen e z.Taravari ka përfunduar loja atëherë do ta shohim në vijim se kjo lojë do të vazhdon dhe do të luhet në terenin e Frontit Evropian”, u shpreh Izet Mexhiti – VLEN.

ASH në përbërjen aktuale qeveritare ka një zv.kryeministër, ministrinë e shëndetësisë, dy zv.ministra në bujqësi dhe mbrojtje. Në mbledhjen e fundit të kryesisë, nuk mori pjesë zv.kryeministri Arben Fetai duke shtuar dilemat nëse ky i fundit mund të qëndrojë në Qeveri si pjesë e koalicionit VLEN. Në VLEN gjithashtu flitet se mund të vazhdojnë edhe së paku dy deputetë të ASH-së së Taravarit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përmbytje të mëdha në Maryland të SHBA-së
Next Article Pse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë temperaturave të larta?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?