By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Të rreme janë alarmet për bomba në shkolla, sulme hibride, grupi punues përgatit protokoll
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Të rreme janë alarmet për bomba në shkolla, sulme hibride, grupi punues përgatit protokoll
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Të rreme janë alarmet për bomba në shkolla, sulme hibride, grupi punues përgatit protokoll

admin
Last updated: 07/02/2025 13:34
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 shkurt – Të rreme janë alarmet për bomba në shkollat në shtet, grupi punues mban mbledhje, udhëzimet do të arrijnë deri tek institucionet, kumtoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në Veles, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ndarjes së banesave për familjet e cënueshme sociale në komunën e Velesit. Në deklaratë për mediumet, kryeministri tha se kërcënime të tilla ka pasur edhe në Kroaci dhe Hungari.

“Unë vazhdimisht isha në kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme, më informoi dhe më në fund kam një konkludim, deri tani të gjitha pa përjashtim janë të rreme. Ato janë ato sulme hibride, të cilat do të ndodhin, nuk është asgjë e papritur, duhet të përgatitemi. Gradualisht është sipas protokollit lloj i tillë i sulmeve, ka pasur para disa ditëve edhe në Kroaci, paraprakisht në institucionet në Hungari dhe supozoj se kjo do të jetë kontinuitet tek ne, por mendoj se po krijohet një protokoll”, deklaroi kryeministri.

Ai informoi se grupi punues mban mbledhje dhe se deri nga fundi i ditës do të arrijnë udhëzimet deri tek shkollat dhe deri tek pjesëtarët e MPB-së.

“Grupi punues takohet, respektivisht punon në përgatitjen e protokollit dhe sot deri nga fundi i ditës do të arrijnë udhëzimet edhe deri tek shkollat, por edhe deri tek drejtorët, por edhe deri tek pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme se çka duhet të bëhet, për të pasur zhvillim të papenguar të mësimit në këto objekte”, deklaroi kryeministri.

Paraprakisht, edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencë për shtyp tha se alarmet për bomba në shkolla janë të rreme, për çka kanë konfirmuar edhe kontrollet e MPB-së.

Në konferencë për mediat paradite, ajo kumtoi se mëngjesin e sotëm MASH ka formuar një grup ndërsektorial për t’u përballur me efikasitet më të madh me situatën pas paralajmërimeve për mjete të vendosura shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme sot. E falënderoi MPB-në për reagimin e shpejtë dhe theksoi se i vjen keq që dikush “luan me fëmijët kështu”. U ka bërë thirrje udhëheqësve të shkollave që alarmet t’i raportojnë në MPB dhe të ndjekin protokollet e policisë. U apeloi arsimtarëve dhe drejtorëve në shkolla për komunikim q t’i shfyrtëzojnë ekskluzivisht adresat elektronike zyrtare, të krijuara nga MASH.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se shërbimet e saja kompetente po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse pas alarmeve të mbërritura për kinse bomba të vendosura sot në mëngjes në disa shkolla në vend.

“Ministria e Punëve të Brendshme e informon publikun se pas shumë alarmeve që kanë arritur për kinse pajisje të vendosura shpërthyese në shumë shkolla fillore dhe të mesme në gati gjithë territorin e shtetit, shërbimet kompetente të ministrisë po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse në bazë të procedurave të brendshme për veprim në rast të rrezikimit terrorist”, informon MPB.

Në bazë të kësaj, bën të ditur Ministria, bëhet edhe vlerësim i shkallës së rrezikimit në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë – inteligjencës, përmes një shtabi operativ të formuar në kuadër të Ministrisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Alarmet janë të rreme, nxënësit janë kthyer në mësim
Next Article “Ku zemra është në shtëpi”: Aerodromi është nikoqiri i parë i serisë së vizitave në terren të Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?