By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Milo: Reduktimi i informalitetit do të ndihmonte në ngritjen e mbledhjes së taksave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Milo: Reduktimi i informalitetit do të ndihmonte në ngritjen e mbledhjes së taksave
Shqipëri

Milo: Reduktimi i informalitetit do të ndihmonte në ngritjen e mbledhjes së taksave

admin
Last updated: 05/02/2025 15:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Petraq Milo, sekretar për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, tha sot në një deklaratë për mediet se “niveli i të ardhurave tatimore të Shqipërisë vazhdon të jetë mbrapa vendeve të tjera dhe nën nivelin potencial”.

Sipas Milos “Shqipëria ka raportin më të ulët të eficiencës së të ardhurave të mbledhura në rajon, si rezultat i pragjeve të shumta dhe përjashtimeve, që inkurajojnë nëndeklarimin dhe dobësojnë zbatimin e sistemit fiskal”.

“Forcimi i administrimit, reduktimi i pabarazisë në trajtimin tatimor të sektorëve të caktuar të ekonomisë, dhe reduktimi i informalitetit do të ndihmonte në ngritjen e mbledhjes së taksave drejt mesatares së BE-së,” nënvizoi Milo.

Milo shtoi më tej se “rritja e të ardhurave është e domosdoshme për t’iu përgjigjur rritjes së presioneve të shpenzimeve për arsimin, shëndetësinë, pensionet dhe kujdesit social”.

Gjithashtu, tha Milo, është e domosdoshme dhe ka hapësirë për përmirësimin e përbërjes dhe cilësisë së shpenzimeve publike.

“Më shumë fonde duhet të drejtohen drejt arsimit publik – veçanërisht në nivelin a arsimit të mesëm dhe të lartë – si dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor,” tha Milo.

Milo u shpreh ndër të tjera se “mbulimi dhe shtrirja e asistencës sociale për të varfërit në Shqipëri është mbrapa standardit të krahasueshëm me vendet e tjera dhe mund të rritet më tej nëpërmjet riprioritizimit të shpenzimeve, propozim që Partia e Lirisë ka paraqitur me amendamentet e saj në Parlament”.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deputetët shqiptarë, takime në Uashington me kongresmenët Aderholt dhe Sessions
Next Article Përdoruesit e DeepSeek në SHBA mund të përballen me gjobë miliona dollarëshe dhe burgim sipas ligjit të ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?