By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri i Jashtëm austriak: Nuk duhet ta humbasim Ballkanin, duhet të pjesë e familjes së BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri i Jashtëm austriak: Nuk duhet ta humbasim Ballkanin, duhet të pjesë e familjes së BE-së
Maqedoni

Ministri i Jashtëm austriak: Nuk duhet ta humbasim Ballkanin, duhet të pjesë e familjes së BE-së

admin
Last updated: 01/10/2024 19:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vjenë, 1 tetor – Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, mori pjesë në takimin vjetor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit më 1 tetor 2024.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Jashtme austriake thuhet se Schallenberg ka deklaruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Dhjetë vjet pas fillimit të Procesit të Berlinit, është edhe më e rëndësishme të përshpejtojmë përpjekjet tona. Ballkani Perëndimor më në fund duhet të bëhet pjesë e familjes sonë të BE-së. Zgjerimi është instrumenti ynë më i fortë gjeostrategjik për këtë”, ka thënë Schallenberg.

Ai ka theksuar se është i kënaqur me qëllimet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, si “Korsitë e Gjelbërta” për të shkurtuar kohën e pritjes në kufij dhe për përparimin në bashkëpunimin rajonal midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Duke pasur parasysh situatën gjithnjë e më të rrezikshme gjeopolitike rreth Evropës, ajo po bëhet çdo ditë e më e rëndësishme: ne nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor. Ose eksportojmë stabilitet – përmes procesit të zgjerimit – ose importojmë paqëndrueshmëri”, ka pohuar ministri austriak.

Në këtë sfond, Ministri i Jashtëm Schallenberg ka iniciuar grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” krahas Procesit të Berlinit, i cili ka zhvilluar propozime të mëtejshme për integrim më të shpejtë dhe gradual të rajonit. Kjo përfshin rritjen e shkëmbimeve në baza të barabarta dhe pjesëmarrjen e rajonit në fusha të rëndësishme të politikës si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kompanitë vendore në pritje të huas hungareze
Next Article Një kopsht zoologjik në Finlandë po i kthen pandat gjigante në Kinë, shkak barra financiare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?