By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, por forcat tona janë aty për të ruajtur paqen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, por forcat tona janë aty për të ruajtur paqen
Maqedoni

Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, por forcat tona janë aty për të ruajtur paqen

admin
Last updated: 21/05/2024 09:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Kosovë dhe rajon “nuk është ajo që do të donim të ishte”  dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”.

Anushiq këto komente i bëri të hënën në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it.

“Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme të dërgonim forcat e armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR të arrijnë të stabilizojnë situatën, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës,” tha ai, duke shtuar se kishte disa situata që “ishin në kufi”, shkruan HRT.

Anushiq u shpreh se situatat e kohëve të fundit janë shkaktuar nga pala serbe.

“Të gjitha këto situata u shkaktuan nga pala serbe. Për këtë arsye, është e nevojshme të ruhet paqja dhe rendi në atë zonë. Prania e kontingjentit kroat dhe të gjithë të tjerëve që janë në Kosovë sigurisht që na jep të drejtën të mendojmë se siguria në Kosovë do të ruhet dhe mbrohet,” tha Anushiq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, ai tha se lufta është një fjalë e pa hijshme, por se lufta nuk do të ndodhë sepse forcat kroate janë aty pikërisht për të ruajtur paqen.

“Ne jemi një ushtri që është gati për parandalim, nuk po përgatitemi për ndonjë sulm ose luftë, por për parandalim. Ne duhet të jemi të fortë për të penguar këdo që mendon se mund të përsërisë ngjarjet e vitit 1991, dhe kur flasim konkretisht për Kosovën dhe sinqerisht edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, shpresoj që nuk do të ketë përshkallëzim të konfliktit,” tha Anushiq.

Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor.

Ai përbëhet nga 131 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, nga të cilët tetë janë gra, të cilat do të zëvendësojnë kontingjentin e 40-të.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbappe i dha lamtumirën PSG-së me darkë në një restorant luksoz, i pranishëm ishte edhe presidenti i Francës
Next Article Martesa homoseksuale në Bashkinë e Tiranës, reagojnë të alarmuara komunitetet fetare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?