By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Limani në Bruksel me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin e BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Limani në Bruksel me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin e BE-së
Maqedoni

Ministri Limani në Bruksel me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin e BE-së

admin
Last updated: 23/06/2025 15:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, udhëtoi për në Bruksel me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Programin e Bashkimit Evropian “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” (Citizens, Equality, Right and Values – CERV).

Programi i tillë ofron mbështetje strukturore në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në luftën kundër diskriminimit dhe përfshirjen e kategorive të cenuara.

Anëtarësimi në Programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” paraqet hap të rëndësishëm në harmonizimin me standardet e BE-së dhe integrimin e vendit tonë në të – po ashtu, kontribuon drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesave të kapitujve 23 dhe 24. Krahas kësaj, ky nuk është vetëm një proces i miratimit të zgjidhjeve ligjore, por mbi të gjitha, transformim i vlerave shoqërore, si dhe krijim i një shoqërie gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe demokratike.

Programi u ofron mbështetje financiare organizatave të shoqërisë civile, me çka u mundësohet të aplikojnë për grante, për projektet, të cilat e mbështesin barazinë, tolerancën, si dhe të drejtat e njeriut. Programi gjithashtu e mundëson sendërtimin institucional. Qeveria dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale mund të përdorin mbështetje për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre në mbrojtjen e të drejtave fundamentale.

Ky program, gjithashtu kontribuon në promovimin e mosdiskriminimit, në luftën e përforcuar kundër pabarazisë gjinore dhe dhunës, si dhe në zbatimin e rekomandimeve të Konventës së Stambollit.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Propozim ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe nëpunësit e administratës e kaluan filtrin e komisionit
Next Article Dita Olimpike në Kinë paraprihet nga një sërë aktivitetesh “fitnes për të gjithë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?