By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Mucunski për vizitë në Australi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Mucunski për vizitë në Australi
Maqedoni

Ministri Mucunski për vizitë në Australi

admin
Last updated: 06/02/2025 08:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, prej sot e deri më 13 shkurt do të qëndrojë për vizitë pune në Australi, që është vizitë e parë e një ministri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë pas një pauze prej 15 vitesh në këtë vend.

Siç kumton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në kuadër të agjendës intensive politike, është planifikuar takim me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Peni Vong, në të cilin do të konfirmohen marrëdhëniet e mira dhe miqësore dypalëshe, si dhe mundësitë për thellimin e tyre të mëtejshëm, veçanërisht në planin ekonomik. Në takim pritet edhe shkëmbimi i mendimeve për çështjet aktuale ndërkombëtare.

“Përveç takimeve politike, në agjendën e ministrit janë edhe aktivitete për promovimin ekonomik të vendit, si dhe takime të shumta me afaristë të shquar dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski do të ketë takime edhe me biznesmenë të Maqedonisë dhe të Australisë, si dhe me anëtarë të Grupit për miqësi me vendin tonë në Parlamentin e Australisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

prej aty shtojnë se në fokus të vizitës do të jetë takimi me përfaqësues të diasporës maqedonase në Australi. Ministri do të japë edhe një intervistë për radion shtetërore SBS në gjuhën maqedonase, ku do të përqëndrohet në politikat dhe prioritetet aktuale në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit/ Diell në të gjithë vendin, por temperatura -6 gradë C
Next Article Këshilli Gjyqësor do të formojë komision i cili duhet të konfirmojë nëse ka pasur lëshime në procedurat e kaluara gjyqësore të të akuzuarit Vasil Jovanov

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?